Shtatë persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë shpallur të zhdukur pas mbytjes të një varke në lumin Danub, në Budapest të Hungarisë.
Varka kishte 33 persona në bordin e saj, të cilët ishin kryesisht turistë nga Koreja e Jugut, kur ajo u godit nga një anije tjetër teksa po ankorohej.
Përplasja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes që lamë pas. Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut është rritur niveli i ujit në Danub duke shkaktuar rryma të forta, shkruan BBC.
Varka e mbytur u identifikua si “Hableany”, ose “Mermaid”. Ndërkohë Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut konfirmoi se 19 koreanë janë të zhdukur./Opinion.al/