Një 30-vjeçar humbi jetën tragjikisht në fshatin Bushnicë të Pogradecit. Flakët e zjarrit përfshinë banesën ku ai jetonte me nënën e cila mbeti e plagosur rëndë.
Policia tha se si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi I.E, 30-vjeç, i cili ndodhej në një prej dhomave të banesës që është djegur plotësisht.
Ndërkohë si pasojë e flakëve edhe nëna e viktimës, shtetasja B.E, ka marrë dëmtime në trup dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që përfshiu të gjithë banesën.