Një avion me 44 pasagjerë në bord është rrëzuar sot në Sudanin e Jugut.
Nga raportimet në mediat ndërkombëtare mësohet se kanë arritur të mbijetojnë 14 vetë, ndërsa pjesa tjetër e pasagjerëve ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në orën 15:00 me orën lokale.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa në fotografitë e postuara në rrjete sociale mund të shihet avioni i South Supreme Airline i përfshirë thuajse tërësisht nga flakët.
Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.