Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trafiku në Tiranë? Veliaj: Kjo tregon se këtu ka jetë. Me Tahirin s’kam rivalitet, synoj vetëm Bashkinë

2016/12/20 at 2:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Trafiku në Tiranë? Veliaj: Kjo tregon se këtu ka jetë. Me Tahirin s’kam rivalitet, synoj vetëm Bashkinë

Kushdo që udhëton në Tiranë këto ditë me siguri ka mbetur me orë të tëra në trafik. Ndërsa policia rrugore për herë të parë deklaroi se është e pafuqishme për ta menaxhuar për shkak të punimeve që janë hapur në qendër dhe jo vetëm, kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se trafiku është i pashmangshëm në një qytet ku ka 1 milionë banorë. Ai në asnjë rast nuk pranoi fajin e bashkisë për këtë gjendje, gjatë një interviste që tha mbrëmë për Sokol Ballën në Top-Channel. Për Erion Veliajn faji është i qytetarëve që lëvizin me makina, duke u sugjeruar atyre biçikletat. “Qyteti është bërë për 170 mijë njerëz, jo për 170 mijë makina”, tha ai.


Veliaj është pyetur edhe me marrëdhënien me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin tha se nuk e kam rival. Ndërsa për synimet në politikë, Veliaj la të kuptohet se dëshiron dhe një mandat tjetër në krye të Bashkisë së Tiranës.

Më poshtë pjesa e intervistës së Veliaj ku flet për trafikun në Tiranë dhe marrëdhënien me Saimir Tahirin

Le të flasim pak për trafikun. Trafiku është rënduar në kryeqytet, aq sa pak ditë më parë edhe policia u dorëzua dhe tha që nuk ka çfarë të bëjë.

Erion Veliaj: Secili duhet të bëjë detyrën e vet. Të kuptojmë që në një qytet me 1 milionë banorë do të ketë trafik. Do të thotë që me njerëzit që vijnë për festa, me ata që e përdorin si tranzit, shumë lëvizje që mund të bëhen me biçikletë, ose këmbë, besoj që një qytet i këtyre përmasave ka këtë lloj trafiku. Nëse njerëzit duan një qytet që s’ka trafik, do të thotë që është një qytet që nuk ka jetë, s’ka biznes.

170 mijë makina në Tiranë, nëse flasim për 20 mijë të tjera shtesë cdo ditë që vijnë nga rrethet dhe që flasim për këto ditë feste, flasim për gati 300 mijë makina, ju përuruat aksin e ri pas INSIG-ut dhe sërish duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar?

Erion Veliaj: Ajo që duhet të ndryshojë nuk është vetëm infrastruktura, por edhe kultura e mënyra sesi ne e përdorim makinë. Ky është një qytet që është ndërtuar për 170 mijë banorë, jo 170 mijë makina.

Ky nuk është justifikim për një person që votohet si një menaxher i ri me ide të reja, siç ishte Pazari i Ri.

Erion Veliaj: Asnjëherë nuk kam thënë që do të zhduket trafiku në Tiranë sepse përsa kohë është zemra e Shqipërisë, është kthyer në vendin e suksesit, nëse dikush do të bëjë jetën e vet aktive në Tiranë do të paguajë edhe këtë çmimin e transportit duke qëndruar në trafik. Do jetë një çmim përsa kohë shumë prej nesh, unë i pari nuk përdorim biçikletën dhe ecjen në këmbë në një vend që ka 300 ditë diell.

Pavarësisht se janë shtuar, rrugët për biçikleta nuk janë mjaft. E dyta transporti publik është ai që është dhe e treta janë disa akse që nuk kanë përfunduar, si rruga e re që do të shkojë nga Sauku tek Qyteti i Nxënësve, e që do të përfundojë para qershorit, por deri atëherë, Tirana po vuan në mënyrë ditore, është kthyer në një gangrenë dhe të bllokosh në këtë moment sheshin Skënderbej, i bie që të krijosh me ose pa dashje një ngjeshje më të madhe në trafik?

Erion Veliaj: Në Tiranë vetëm 17 përqind e njerëzve janë pronarë të një makine. Po 83 përqind e njerëzve që nuk kanë makina, nuk meritojnë të kenë një shesh?! Këta që ecin, prindërit tanë që nuk kanë makina, ata që duan të përdorin sheshin Nënë Tereza për të luajtur me fëmijët, ata që duan më shumë hapësira të gjelbërta?!

Më bëri shumë përshtypje deklarata e policisë për trafikun në Tiranë, si janë raportet tuaja më ministrin e Brendshëm? Shiheni të dy si mbështetës të Edi Ramës dhe ai ju ka mbështetur, por flitet për një rivalitet mes ju dyve për të ardhmen e PS.

Erion Veliaj: Ne nuk kemi asnjë rivaliteti. Jemi të fokusuar tek bashkëpunimi që kemi për menaxhimin e qytetit sepse na bie barra të dyve, përfshirë edhe punën e trafikut.

Aty u duk sikur ka patur pak…pra një polici që thotë unë dorëzohem! Nuk ka çfarë t’i bëj trafikut, duket sikur ua lë peshqesh juve, pra realisht qytetarët duan të dijnë sa ndikojnë këto fërkime të supozuara në menaxhimin e qytetit.

Erion Veliaj: Detyra jonë është të mos dorëzohemi, që të mendojmë për një zgjidhje. As unë, as Sajmiri nuk jemi dorëzuar. Ka trafik, por fundi i vitit ka qenë gjithmonë kështu. Gjithmonë themi që është ndryshe, por gjithmonë kështu ka qenë.

Cila është e ardhmja e Erion Veliajt?

Erion Veliaj: E ardhmja ime është në bashkinë e tiranës. Do shfrytëzoj maksimalisht të gjithë besimin që më japin qytetarët për ta cuar tiranën në shekullin e ri. Nuk është ende aty ku duhet. Disa gjëra kemi zgjidhur.

Gjithë ky investim i madh i juaji, duket e pamundur që të ndaloni projektin tuaj politik vetëm tek Tirana?

Erion Veliaj: Tirana është ajo me të cilën zgjohem çdo mëngjes. Ky është pasioni im, ky është fokusi im.

Sheshi Nënë Tereza ka qenë vazhdimisht i mbyllur këtë vit. Keni një park lojrash sot këtu, por ndërkohë qarkullojnë zëra që parku tradicional i lojrave, ai tek Rruga e Elbasanit do të zhduket.

Erion Veliaj: Nuk është kështu. Sheshi Nënë Tereza ka qenë vetëm një rrethrrotullim dhe nuk ka banorë në të. Më duket e paarsyeshme që Sheshi Nënë Tereza të kishte funksion vetëm rrotullimin e makinës. Kemi përdorur këto hapësira për t’i dhënë frymëmarrje qytetit. Sheshi tek 7 Xhixhat është një nyje që ka shumë trafik, është hapësirë e dhënë me qira nga shtetit dhe nuk më rezulton ndonjë kënd lojrash kushedi se çfarë. Ajo që propozojmë është që ta rimarrë Bashkia e Tiranës. Bashkia e Tiranës ka një ide që të bëjë nën tokë një parkim nëntokësor dhe mbi një kend lojrash shumë më të bukur nga ai që kemi sot, ku përfiton vetëm një privat.

/Opinion.al



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Foto/ Tuna:  Gjysma e rrugës, gati të takohem me ty…

Foto/ Tuna:  Gjysma e rrugës, gati të takohem me ty...

Nuk deklaruan krimet jashtë vendit/ Prokuroria: Të shkarkohen deputetët Tahiri e Selami dhe kryebashkiaku Rroshi

Nuk deklaruan krimet jashtë vendit/ Prokuroria: Të shkarkohen deputetët Tahiri e Selami dhe kryebashkiaku Rroshi

Foto/ Si u vesh Lori Hoxha në ditëlindjen TCH dhe kush mungoi në festë?

Fotolajm/ Sa kushton fustani që veshi Lori Hoxha në ditëlindjen e TCH?
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com