Policia ka arrestuar 20-vjeçarin Roseljo Arifi në shëpinë e tij në Shkodër, I riu dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonin armë nga Shqipëria në drejtim të Anglisë nëpërmjet linjave direkte të autobusave.
Arifi së bashku me dy të tjerë, Jurgen Susa dhe Segest Meti, të arrestuar ditën e djeshme, u zbuluan teksa drejt Anglisë kishin nisur një televizor, brenda të cilit kishin fshehur një armë zjarri të çmontuar së bashku me silenciator.
Burime për gazetarin e Report TV Sokol Dema bënë me dije se Komisariati nr. 3 në Tiranë u njoftua një kompani transporti Shqipëri-Angli, e cila dërgon pako dhe porosi nga shqiptarët te familjarët e tyre, se në Shkodër morën një porosi të dyshimtë, një televizor. Pasi blutë kryen kontrollin, u zbulua se brenda saj ishte një pistoletë me selenciator, e ndarë në pjesë.
Përfaqësuesit e kompanisë i thanë policisë së të vetmen gjë që dinin dhe mbanin mend nga njerëzit që e sollën ishte targa e makinës, që iu vu në dispozicion policisë. Më tej, ata deklaruan se u kontaktuan në telefon përmes një numri finlandez nga Roseljo Arifi, 20-vjeçari, tashmë i arrestuar.
Identifikimi i tyre u bë më pas përmes këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë në Shkodër, në vendin ku ishte dorëzuar televizori. Sipas burimeve pranë policisë, Arifi konsiderohet personi kryesor, megjithatë gjatë operacionit “Metoda” nuk u gjet dhe u shpall në kërkim. Në pranga ranë 2 bashkëpunëtorët, Jurgen Suca, 26 vjeç, dhe Segest Meti, 20 vjeç. Pak kohë më parë, të njëjtën persona kanë dërguan me të njëjtën linjë transporti një monopatinë në drejtim të Britanisë së Madhe, përmes së cilës dyshohet se kanë transportuar armë.

















