Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trafiku i 2.5 ton hashash/ Kush është nënkomisari i policisë Festim Lelaj

2017/12/06 at 9:55 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Trafiku i 2.5 ton hashash/ Kush është nënkomisari i policisë Festim Lelaj

Festim Lelaj, efektiv policie nga Vlora, me detyrë nënkomisar në Drejtorinë e Policisë së Fierit është arrestuar mbrëmjen e djeshme nën akuzë për trafikimin e 2.5 ton hashash nga Shqipëria drejt Italisë. Sakaq në kërkim janë shpallur Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa. Sasia e madhe droges është kapur në Janar 2017 brenda një kamioni në Ancona (Itali). Policia asokohe mundi të kapë vetëm shoferin e kamionit.

Policia italiane kërkoi zgjerimin e hetimeve në Shqipëri, pasi kamioni kishte hyrë nga porti i Durrësit. Prokuroria e Krimeve të Rënda të Shqipërisë përgjatë një viti hetime, ka konkretizuar me prova implikimin e nënkomisarit të policisë, Festim Lelaj.

Sipas prokurorisë, Lelaj ka qenë pjesë e një zinxhiri policor që janë implikuar me grupet e trafikut të drogës në Vlorë dhe se kishte njohje të afërt me shtetasin Renaldo Avduli (polic i Vlorës i shpallur në kërkim). Ka dyshime të forta thotë prokuroria se nënkomisari Lelaj ka lidhje me grupet kriminale që kultivonin lëndën narkotike në zonën e Treblovës dhe Vezhdanishtit.

Në një vendim të Gjykatës së Lartë vërtetohet shoqëria mes dy policëve Renaldo Avduli dhe Festim Lelaj. Në këtë vendim,të datës 15 shtator 2014 thuhet se Renaldo Avduli është tentuar të vritet për hasmëri nga shtetasi Satilno Basho, por ka qënë ndërhyrja e Festim Lelaj që ka ndihmuar Avdulin, shkruan sot “Shqiptarja.com”.

Anëtarët e tjerë të arrestuar

Gjatë mbrëmjes së djeshme Lelaj është sjellë drejt Tiranës, ku në ditët në vijim pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë.

Hetimi i kësaj dosje është udhëhequr nga prokurori Dritan Prençi. Nga hetimi, rezulton se Lelaj nuk është organizator i trafikut të 2.5 ton droge me kamion përmes Portit të Durrësit, por persona të tjerë fshihen pas tij. Në janar të 2017 ngarkesa i kaloi të gjitha pengesat dhe kontrollet në Portin e Durrësit, ndërsa u pikas nga autoritetet italiane në Ancona ku u arrestua drejtuesi i kamionit Dhimo Koraj.

Krahas, drejtuesit të lartë të policisë së Fierit, prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi edhe për dy persona të tjerë, Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa. Ndërsa kohë më parë janë prangosur edhe Demo Progonati, Euron Hoti, Malton Lleshi dhe Aurel Lazaj, të cilët tashmë hetohen me masë e sigurimit “arrest në burg”.

Të arrestuar
Festim Lelaj
Demo Progonati
Euron Hoti
Malton Lleshi
Aurel Lazaj

Në kërkim
Skënder Siceqa
Arbi Mustafa

Ju sugjerojmë

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
-U tha në Opinion

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

23 Tetor, 2025 10:28 pm
Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
-U tha në Opinion

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

23 Tetor, 2025 10:07 pm
Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
-U tha në Opinion

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

23 Tetor, 2025 9:30 pm
Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti
Kryesore

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti

23 Tetor, 2025 6:26 pm
Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
Kronikë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

23 Tetor, 2025 5:06 pm
OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore
Aktualitet

OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:53 pm
Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore
Kryesore

Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:40 pm
“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…
Aktualitet

“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…

23 Tetor, 2025 1:01 pm
Akuzat se ka marrë pronat e kishës në jug, Rama i përgjigjet Berishës: Përçartje madhështore
Aktualitet

Rama e etiketonte Berishën si “buf”, OSBE-ODHIR: Sulme personale gjatë fushatës

23 Tetor, 2025 12:15 pm
Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës

23 Tetor, 2025 12:13 pm
Para
Kjo është menuja e familjes mbretërore për Krishtlindje, mund ta bëni edhe ju

Kjo është menuja e familjes mbretërore për Krishtlindje, mund ta bëni edhe ju

Zbardhet seanca/ Shullazi: Biznesmeni më prezantonte si vëllai i vogël. Beqja: Ju të vrisnit!

Shtyhet gjyqi i Shullazit, avokatët: Prokurorët nuk janë seriozë

Shqipëria popull pije-dashës, ja sa shumë shpenzojnë shqiptarët për alkool

Shqipëria popull pije-dashës, ja sa shumë shpenzojnë shqiptarët për alkool

TE FUNDIT

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
23 Tetor, 2025

Frika për mundësinë e përgjimit të çdo personi në Shqipëri dhe krijimin e një profili për çdokënd që do jepte...

Lexo më shumë

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
23 Tetor, 2025

Deputeti i PD, Saimir Korreshi deklaron se ka informacion se një pajisje ka arritur të përgjojë tas-forcën e formuar nga...

Lexo më shumë

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
23 Tetor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” për zhdukjen misterioze të një prej emrave më të përfolur në botën...

Lexo më shumë

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
23 Tetor, 2025

Lituania, anëtare e NATO-s, ka thënë se dy avionë ushtarakë rusë hynë për pak kohë në hapësirën e saj ajrore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com