Kriza e emigrantëve nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme ka bërë që Shqipëria të përdoret si korridor kalimi për në vendet e Bashkimit Europian.
Policia e Shkodrës sot ka arrestuar në flagrancë dy persona të cilët po transportonin 3 klandestinë nga Afrika për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.
Ata u ndaluan në aksin Shkodër – Malësi e Madhe duke udhëtuar me një makinë tip “Fiat”. Sipas burimeve të policisë destinacioni i tyre ishte kufiri me Malin e Zi.
Personat e arrestuar janë P. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Sipërme/Shkodër dhe S. G., 25 vjeç, banues në fshatin Dragoç/Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /Opinion.al