14 shqiptarë janë arrestuar nga policia kantonale e Freiburgut, pasi akuzohen për trafikim të heroinës.
Shqiptarët e ushtronin veprimtarinë e tyre në kantonet e Freiburgut, Bernës, Vaudit dhe Gjenevës.
Sipas autoriteteve, droga vinte nga shtete të ndryshme në Zvicër, ku përpunohej dhe paketohej.
Policia e Freiburgut sekuestroi rreth 8.5 kilogramë heroinë dhe rreth 10.5 kilogramë pluhur për “prerjen” e drogës dhe rreth 50.000 franga. Ndërsa, të dyshuarit për shpërndarje të drogës jetonin në rrethet e Sufisë dhe Gruyere.
Shqiptarët udhëtonin në zona të ndryshme duke bërë dhe shpërndarjen e lëndës narkotike.
Gazeta “Blick” shkruan se 12 nga 14 trafikantët jetonin në kantonet e Fribourg, Berne, Gjenevë dhe Vaud, ndërsa dy të tjerët jashtë vendit.
Hetimet u kryen nga prokurori publik i Freiburgut. Prokurori publik dhe policia kantonale në Freiburg punuan së bashku me agjencitë e zbatimit të ligjit të kantoneve të Bernës, Gjenevës dhe Vaudit. / Opinion.al E.Xh.