Autoritetet greke kanë shkatërruar bandën e trafikut të drogës që e ushtronin veprimtarinë e tyre mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Mësohet se gjatë këtij operacioni, polica helene ka vënë në pranga 6 persona, 5 prej të cilëve janë shqiptarë.
Sipas policisë, në operacionin e zhvilluar në Kipseli dhe në Patisia të Athinës, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 84 kg e 411 gram marijuanë, një shumë prej 6245 eurosh, 400 lek shqiptare, një automjet, një motor, një peshore, 6 celularë.
Policia ka deklaruar se grupi trafikut të drogës, kanë arritur të përfitojnë nga veprimtaria e tyre rreth 180.000 euro./ Opinion.al E.Xh.