Tre persona janë arrestuar nga Policia në në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, pasi trafikonin lëndën narkotike drejt Malit të Zi.
Policia ka sekuestruar në një makinë ku udhëtonin tre persona 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në pranga kanë rënë K. G., 20 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe drejtuesi i automjetit, J. K., 19 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe, pasagjer, E. O., 22 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, pasagjer.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.