Gjykata e Firences ka dënuar me 20 vite burg Dritan Rexhepin, i njohur si ‘mbreti’ shqiptar i kokainës. Sipas mediave italiane ka përfunduar pjesa e parë e hetimeve për trafikun ndërkombëtar të drogës mes Ekuadorit dhe Firences.
Bosi shqiptar ndodhet në burgun e trazuar të Guayaquil-it, në Ekuador. Dhe pikërisht nga ky shtet i Amerikës Qendrore, sipas hetimeve të autoriteteve italiane, të kryera nga prokurori Giulio Monferini, niseshin kuintalët me kokainë të shënuara me markën “Bello”.
Hetimet, të cilat filluan në vitin 2015, që çuan në sekuestrimin e 5 milionë eurove dhe 4 ton kokainë, fillimisht ishin përqendruar në fiorentine, ekzistenca e së cilës ishte zbuluar duke hetuar një episod në dukje të parëndësishëm në lidhje, pas një përleshje të dhunshme mes subjekte të lidhura me shfrytëzimin e prostitucionit që shpërtheu në via delle Medaglie d’Oro, në Rifredi.
Hetuesit kuptuan se biznesi i tyre nuk ishte vetëm shfrytëzimi: pas kapjes së një telefoni celular të ‘kriptuar’ Blackberry (çdo bisedë ishte e aksesueshme me një kod), hetimet arritën të zbulonin tregtinë ndërkombëtare të drogës të “Los Blancos”.