Radhë të gjata dhe trafik i ngarkuar në Rrugën e Kombit, ku raportohet se vetëm gjatë ditës së sotme kanë hyrë 25 mijë qytetarë nga Kosova.
Pika Kufitare e Morinës po punon me procedurë të përshpjetuar për të bërë të mundur kalimin e qytetarëve kosovarë, të cilët vijnë në Shqipëri gjatë fundjavave për të shfrytëzuar bregdetin, favorizuar edhe nga moti i qëndrueshëm në këto ditë shtatori.
Sikurse shihet edhe në foto, në rrugë ka një fluks të lartë mjetesh që hyjnë në Shqipëri./Opinion.al