Tashmë është bërë tradit që çdo fundjavë autostrada Tiranë-Elbasan kthehet në një makth për udhëtarët, veçanërisht drejtuesit e mjeteve.
Trafiku i rënduar nuk haset vetëm në këtë segment të ri, por edhe në aksin Librazhd-Ellbasan, ku është vënë re mbrëmjen e sotme një fluks mjetesh dhe trafiku i paprecedentë.
Si çdo fundjavë qytetarët lëvizin në vende turistike apo atraktive, ndërsa tashmë ata krijojnë edhe ngarkesë të trafikut në kthimin drejt Tiranës dhe banesave të tyre ku jetojnë dhe punojnë.