Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
• Elis Bahushi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”;
• Edmond Stafa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
• Met Bozi, banues në Elbasan,i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
• Bledi Çepa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
• Armand Gavelli, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al