Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tradita është Alpha, ta dish…

2021/06/18 at 6:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tradita është Alpha, ta dish…

Dje, në mjediset e hotel “Rogner”, miq të baritonit me famë ndërkombëtare Gëzim Myshketa por mbi të gjitha, të artit e traditës, u mblodhën për të promovuar publikimin e libërthit e CD-së “Ta dish”,një përmbledhje këngësh tradicionale shqiptare, risjellë në një frymë moderne por, siç është shprehur edhe përpunuesi i tyre, kompozitori Kushtrim Gashi, duke ruajtur gjithmonë me fanatizëm origjinalitetin e tyre.


Pas një karriere të gjatë e të suksesshme operistike në skenat ndërkombëtare, baritoni Gëzim Myshketa ndjen nevojën për t’iu kthyer aromës e muzikës së vendit të tij. Ndaj konceptoi përmbledhjen muzikore dhe informative “Ta dish”, që ia dedikon të atit dhe që e konsideron si njëkontribut të tijin modest. “Besoj se çdo ndryshim nis nga vetja. Sikur copëzat e Shqipërisë të duhen fort nga secili prej nesh, ajo ka për të qenë gjithmonë e më shumë e bukur, e fortë, krenare!”, është shprehur në parathënien e librit Myshketa.

“Ta dish”, që bën bashkë disa nga artistët më të mirë klasikë shqiptarë dhe risjell te publiku disa nga këngët më të bukura tradicionale shqiptare, u mundësua nga Alpha Bank Albania, e cila është gjithmonë në mbështetje të artit, traditës dhe kulturës.

Znj. Erjona Çela, Anëtare e Bordit Drejtues për Biznesin Bankar me Pakicë pranë Alpha Bank Albania u shpreh: “Përgjatë 23 viteve që banka operon në Shqipëri, ka mbështetur qindra projekte të fushave të ndryshme, por ky projekt është i veçantë, sepse sjell ndryshe dhe në një mënyrë origjinale këngë të dashura për të gjithë shqiptarët, duke mundësuar kështu ruajtjen e vlerave artistike të traditës sonë. Unë jam shumë e lumtur që Alpha Bank Albania mbështeti realizimin e këtij projekti unik dhe jam e sigurt se kjo përmbledhje muzikore do të zërë mirë vend në shijet e çdokujt që do ta dëgjojë, si një vlerë e shtuar, që do t’i rezistojë të gjitha kohëve, në arkivëndhe në memorien tonë artistike”.

“Ta dish” risjell në interpretimin e Gëzim Myshketës 10 prej këngëve të thesarit shqiptar, ndër to “Margjelo”, “Luleborë”, “Dua më shumë Shqipërinë”, “Asaman, o trëndafili i çelës”, “Kroi i fshatit tonë”, “Unë ty moj të kam dashtë” apo dhe “N’at zaman t’njasaj furie… ta dish”, prej së cilës ka marrëedhe emrin projekti.

Ajo që bie në sy është se pjesët e përzgjedhura muzikore nuk janë përqendruar vetëm në një krahinë të Shqipërisë, por shtrihen që nga Shkodra, deri në Shqipëri të Mesme, madje përmes një kolazhi arbëresh, kalojnë përtej Adriatikut. I përkasin kohëve të ndryshme, (që prej mesit të viteve 1880, 1930, 1946 e 1964) e autorëve të ndryshëm (Palok Kurti, Prenk Jakova, Kristo Kono, Xhet Bebeti, Neço Muko, Spirdon Ilo e Simon Gjoni.)

Gëzim Myshketa, bariton i njohur, i cili pasi u diplomua me nota të shkëlqyera në konservatorin “Arrigo Boito” në Parma ka ndjekur disa mastera specializimi me mjeshtrit e Akademisë “La Scala” në Milano si Luciana Serra, Leo Nucci etj. dhe ka fituar disa konkurse prestigjioze ndërkombëtare, zgjodhi si bashkëpunëtor për këtë projekt kompozitorin Kushtrim Gashi, themelues dhe dirigjent i Orkestrës së të Rinjve të Kosovës, duke vazhduar me Abigeila Voshtinën, violiniste, që prej dhjetorit 2013 drejtoreshë artistike në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit; Elda Laro, pianiste dhe dirigjente, një nga artistet më të gjithanshme të brezit të saj; dhe Igert Zeqiri, violonçelist, fitues i shumë çmimeve, lektor dhe bashkëpuntor në shumë projekte artistike elitare.

Përveçtingujve të bukur, frymëzuar nga tradita e tëpërjetësuara në një CD, dashamirësit e artit dhe muzikës do të mund të zbulojnë përmes libërthit shoqërues detaje interesante nga historiku i disa prej kryeveprave të këngës tradicionale shqiptare. Që nga historia tërheqëse që fshihet pas këngës “Ta dish…”, deri te prapaskenat e krijimit të disa prej kryeveprave të muzikës sonë.

Ka shumë për të lexuar, por siç shkruan dhe vetë Myshketa në fundin e parathënies së tij në libërth: “Aty ku nis kënga të ligjërojë me gjuhën e saj, fjalët ndoshta janë të tepërta, ndaj s’na mbetet gjë tjetër, veçse t’ju urojmë dëgjim e lexim të mbarë!”

Kultura, arti, tradita janë Alpha, ta dish…!

 

Etiketa: alfabankë


Ju sugjerojmë

Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave
Kronikë

Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave

9 Shtator, 2025 10:15 am
Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE
Bota

Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE

9 Shtator, 2025 10:15 am
Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë
Bota

Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë

9 Shtator, 2025 9:44 am
Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës
Bota

Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës

9 Shtator, 2025 9:37 am
Me pistoletë në dorë dhe skafandër në kokë, foto e autorit të masakrës në Shkodër
Kronikë

Me pistoletë në dorë dhe skafandër në kokë, foto e autorit të masakrës në Shkodër

9 Shtator, 2025 9:14 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

9 Shtator, 2025 8:26 am
Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
Kronikë

Reagon nga spitali Erogen Vaso, dyshohet se ishte shënjestër e atentatit

9 Shtator, 2025 7:53 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 9 shtator 2025

9 Shtator, 2025 7:43 am
Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

8 Shtator, 2025 11:23 pm
Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
-U tha në Opinion

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

8 Shtator, 2025 11:13 pm
Para
Kurti kërkon në Vjenë deklaratë të paqes Kosovë-Serbi

Kurti kërkon në Vjenë deklaratë të paqes Kosovë-Serbi

Me jelek antiplumb, masa të forta sigurie për pilotin grek që vrau gruan

Me jelek antiplumb, masa të forta sigurie për pilotin grek që vrau gruan

Koronavirusi/ 20 viktima në 24 orët e fundit në Greqi

Koronavirusi/ 20 viktima në 24 orët e fundit në Greqi
















TE FUNDIT

Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave

Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave
9 Shtator, 2025

Një tjetër jetë është shuar pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Golaj të Hasit,...

Lexo më shumë

Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE

Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE
9 Shtator, 2025

Rrëzimi i qeverisë franceze pritet të shkaktojë shumë paqëndrueshmëri për Francën, ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian...

Lexo më shumë

Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë

Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë
9 Shtator, 2025

Dhjetë persona u vranë dhe të paktën 61 u plagosën në Meksikën qendrore kur një tren mallrash u përplas me...

Lexo më shumë

Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës

Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës
9 Shtator, 2025

Gjykata e Lartë e Tajlandës ka vendosur që ish-kryeministri Thaksin Shinawatra duhet të vuajë një vit burg, një tjetër goditje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com