Nga Roman Lunkin*
Vetëm dhjetë vjet më parë, do të ishte shumë e vështirë të imagjinohej se goditja ndaj aktivizmit qytetar në Rusi, nuk kishte si synim vetëm OJQ-të, por edhe bashkësitë fetare. Një gjë e tillë, gjithsesi, po vazhdon të ndodhë.
Shteti rus persekuton Baptistët, Pentekostalet dhe Adventistët dhe mbyllë kishat ortodokse që nuk janë pjesë e Patriarkanës së Moskës.
Për herë të parë që kur Bashkimi Sovjetik u shemb, predikuesit tani po gjobiten për shpalljen e fjalës së Perëndisë jashtë ndërtesave të kishave.
Dhe një vendim i kohëve të fundit i Gjykatës Supreme ka hapur derën për eleminimin e komuniteteve të Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi.
“Tradicionalët” kundër feve “jo tradicionale”
Rusia ndan të gjitha besimet në “tradicionale” dhe “jo tradicionale”. Ky koncept, ndonëse mungon nga Ligji rus për lirinë fetare (megjithëse përmendet në preambulën e ligjit), është futur nën presionin e Kishës Ortodokse Ruse (ROC) dhe Patriarkut Kirill personalisht.
Krishtërimi Orthodhoks, Islami, Judaizmi dhe Budizmi konsiderohen “tradicional”, ndërsa Besimtarët e Vjetër, Katolikët, besimet e ndryshme protestante dhe shumë të tjerë nuk janë të tillë.
Koncepti i feve tradicionale jo vetëm që i vendos besimtarët kundër njëri-tjetrit, por edhe injoron diversitetin fetar në Rusi. Sot, ka rreth 15 milionë besimtarë praktikues ortodoksë në Rusi, 10 milionë myslimanë, 3 milion protestantë, 500,000 budistë, 200,000 hebrenj, 175,000 Dëshmitarë të Jehovait, 100,000 hindu dhe 100,000 ndjekës të besimeve të tjera fetare (p.sh. ka rreth 10,000 mormonë në Rusi).
ROC ka uzurpuar të drejtën për një marrëdhënie të ngushtë me qeverinë dhe akuzon katolikët dhe protestantët për *proseltizim (*Fillimisht i referohej krishterimit të hershëm: frikë nga Zoti. Tani i referohet përpjekjeve të çdo feje ose individësh fetarë për t’i kthyer njerëzit në besimet e tyre ose në një pikë tjetër, qoftë pikëpamje fetare apo jo e tillë) në territorin që e konsideron të vetin. Sa për muslimanët, ROC pranon si “tradicional” vetëm ata që janë besnikë ndaj qeverisë.
Shqetësimi i ROC-së është i kuptueshëm. Sipas Ministrisë ruse të Drejtësisë, organizatat e ZRPK-së janë më të shumtat në vend (rreth 16,000 komunitete), ndërsa protestantët dhe muslimanët janë të dytët dhe të tretët (5,000-6,000 komunitete secila).
Megjithatë, sondazhet tregojnë se protestantët dhe muslimanët mund të jenë dy herë më të shumtë sa tregojnë shifrat zyrtare. Për shembull, ungjillorët tani janë emërtimi i dytë më i madh i krishterë në Rusi pas të krishterëve ortodoksë në kuptimin e numrave dhe pranisë në të gjithë vendin.
Në të vërtetë, në shumë rajone të Siberisë dhe Lindjes së Largët, numri i bashkësive protestante dhe i parishionarëve aktivë është më i lartë se numri i besimtarëve ortodoksë praktikues. Në dritën e kësaj, Patriarku Kirill i ka kërkuar vazhdimisht autoriteteve në Lindjen e Largët që të “luftojnë kundër sekteve” dhe të mbështesin projektet ortodokse.
Shtrëngimi i vidave
Rruga drejt shtrëngimit të vida të feve të ndryshme jo tradicionale filloi në vitin 2012, me ligjin “agjent i huaj” që kufizonte veprimtarinë e organizatave jo-tregtare të financuara nga jashtë. Për më tepër, ligji për takimet dhe demonstrimet u shtrëngua gjithashtu. Dhe në vitin 2015 u fut një direktivë e re, ku specifikohet se të gjitha grupet fetare duhet të informojnë autoritetet për ekzistencën e tyre.
Pastaj, në qershor të vitit 2016, Duma e Shtetit miratoi një sërë ligjesh të njohura kolektivisht si Ligjin e Yarovaya. I emëruar pas deputetit të Dumës Irina Yarovaya, i cili e inicioi atë, ligji ndryshon legjislacionin rus për sigurinë publike dhe anti-ekstremizmin.
Pjesa e ligjit që tashmë ka hyrë në fuqi dhe ka marrë mbulimin më të gjerë, përbëhet nga statutet që rregullojnë përgjegjësinë për dështimin e raportimit të “aktivitetit ekstremist”- një grup aktivitetesh të përcaktuara gjerësisht nga ligji rus, janë: duke nisur nga thirrjet për dhunë në “nxitjen e urrejtjes racore, nacionaliste dhe fetare” dhe “propagandën e jashtëzakonshmërisë” bazuar në religjion ose kombësi.
Pjesa e Ligjit të Yarovajës që ka marrë shumë më pak vëmendje është dispozita që imponon kufizime të reja në punën misionare. Ligji tani vendos një gjobë prej 50,000 rubla për një qytetar privat për predikimin e paligjshëm dhe deri në 1 milion rubla për një organizatë fetare.
Predikim i paligjshëm do të thotë, predikim në një ndërtesë që nuk është përcaktuar për qëllime të tilla dhe mungon sinjalizimi i duhur. Si rezultat, policia dhe prokuroria tani e konsiderojnë aktivitetin e grupeve fetare që nuk kanë regjistrim zyrtar si të paligjshëm – një ndryshim nga e kaluara e afërt.
Synimi i Dëshmitarëve të Jehovait
Procedurat gjyqësore të kohëve të fundit kundër Dëshmitarëve të Jehovait, janë një rast. Fushata kundër Dëshmitarëve të Jehovait filloi në vitin 2009, gjatë presidencës relativisht liberale të Dmitry Medvedevit.
Në një numër rastesh gjykatat, duke u mbështetur në vlerësime të dobëta dhe joprofesionale, gjykuan se literatura e Dëshmitarëve të Jehovait mund të përkufizohej si “ekstremiste”, duke iu referuar besimit; si i vetmi besim i vërtetë.
Me një fjalë, miratimi i ligjit Yarovaya, hapi derën për likuidimin e komuniteteve të Dëshmitarëve të Jehovait në bazë të literaturës së tyre “ekstremiste”.
Më 20 prill 2017, në bazë të numrit të përgjithshëm të këtyre rasteve, Gjykata e Lartë Ruse vendosi të eleminonte Qendrën e Menaxhimit të Dëshmitarëve të Jehovait dhe të gjitha organizatat rajonale. Më 17 korrik 2017, një panel i Gjykatës Supreme refuzoi ankesën e Dëshmitarëve të Jehovait dhe vendimi hyri në fuqi.
Vendimi nënkupton ndalimin e veprimtarisë për më shumë se 400 organizata të Dëshmitarëve të Jehovait në të gjithë Rusinë dhe ndjekje penale prej më shumë se 170,000 besimtarësh, nëse vazhdojnë të mbledhin dhe lexojnë botimet e besimit dhe Biblën në përkthimin e tyre specifik. (Ka më shumë se 2,000 grupe të angazhuara në këtë aktivitet në Rusi.)
Për më tepër, për shkak se organizatat e Dëshmitarëve të Jehovait tani gjykohen “ekstremiste”, shteti po konfiskon pasuritë e tyre: 118 ndërtesa në pesëdhjetë e shtatë rajone, vlera e të cilave është 1.9 miliardë rubla.
Për Perëndimin ishte pikërisht ndalesa kundër Dëshmitarëve të Jehovait që erdhën për të simbolizuar diskriminimin e pakuptueshëm fetar në Rusi dhe një reduktim drastik të lirive fetare në vend. Zyra e BE-së për Politikën e Jashtme, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Komiteti i Helsinkit e kanë kritikuar gjerësisht masën e marrë dhe i kanë bërë thirrje Rusisë ta anulojë atë.
Për më tepër, Dëshmitarët e Jehovait, kanë paraqitur një ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Është e qartë që më parë se vendimi nuk do të jetë në favor të Rusisë dhe duke marrë parasysh humbjet e besimtarëve, gjoba që gjykata e Strasburgut do t’i imponojë Rusisë në dobi të Dëshmitarëve të Jehovait, mund të arrijë në shifra astronomike.
Fakti është se lufta e autoriteteve ruse, kundër feve jo-tradicionale dhe besimeve fetare, të cilat ata i lidhin si sekte të çuditshme dhe të frikshme, merr forma të shëmtuara, pothuajse karikaturiste.
Gazetarët, politikanët dhe aktivistët ortodoksë akuzojnë ata të besimeve të tjera dhe sidomos të veprimtarive që përbëjnë aktivitetet kryesore fetare të të gjitha besimeve, duke përfshirë vetë ROC-in: mbledhjen e donacioneve, angazhimin në lutje me tone emocionale dhe udhëzimin e pasuesve, duke përfshirë fëmijët, në parimet e besimit. Në kontekstin e histerisë masive anti-perëndimore, ksenofobisë dhe kërkimit të spiunëve, të gjitha këto aktivitete përgjithësisht normale; bëhen një krim.
Shumica e politikanëve dhe figurave publike, si konservatore ashtu edhe liberale, menjëherë hidhen lehtë mbi makinën e fitimtarëve, duke portretizuar “sekte” të panjohura si kërcënime ndaj shtetit laik dhe madje edhe të shëndetit psikologjik të qytetarëve. Dhe mediat injorojnë persekutimin e atyre që synojnë Ligjin e Yarovaya.
Tani ka më shumë se 100 raste gjyqësore që sfidojnë vendosjen e gjobave kundër bashkësive fetare dhe besimtarëve individualë, por ato po ecin pa u vënë re nga publiku i gjerë.
Kush përfiton?
Të shumtë janë ata që mendojnë se në shtypjen e desidentëve fetarë përfiton drejtpërdrejt ‘ROC’. Realisht, ky nuk është domosdoshmërisht rasti. Përfaqësuesit e Patriarkanës së Moskës janë të ‘shkatërruar’ nga kontradikta të papajtueshme mes tyre.
Nga njëra anë, ka nga ata që duan të ndalojnë të gjitha sektet në mënyrë legjislative dhe si rezultat i kësaj të eleminojnë të gjithë konkurrentët. (Ata janë veçanërisht të shqetësuar nga ungjillorët në Lindjen e Largët, të cilët në këtë moment tejkalojnë numrin e ortodoksëve)
Nga ana tjetër, shumë ekspertë vërejnë se sapo fjala “sekt” të futet në ligj, gjysma e komuniteteve ortodokse mund të ndalohen. Priftërinjtë dhe besimtarët e nivelit të lartë kanë deklaruar se statutet anti-misionare të Ligjit të Yarovaya mund të përdoren gjithashtu për të parandaluar predikimet dhe misionet ortodokse në mesin e të rinjve.
Në Rusi, hendeku po rritet midis të krishterëve jo-ortodoksë dhe atyre ortodoksë të diskriminuar, midis burokracisë së ROC dhe aktivistëve ortodoksë të bindjeve të ndryshme, midis lidershipit të ROC dhe pjesës me prirje pro-demokrate, midis dëshirave të organeve të zbatimit të ligjit dhe qëllimet e misionarëve të kishave të ndryshme, duke përfshirë ROC.
Këto konflikte po bëhen më të mprehta, sepse shoqëria ruse dhuron më shumë civilizim sesa shteti rus. Rusët e zakonshëm janë shumë më tolerantë ndaj atyre që deklarojnë bindje të ndryshme se sa policia dhe zyra e prokurorisë.
Dhe tendenca drejt përafrimit të politikës së qeverisë me interesat e ZRP-së prodhon një efekt bumerang: shoqëria civile kritikon priftërinjtë dhe peshkopët nga pikëpamja ortodokse dhe jo nga këndvështrimi i një ateisti.
Kjo është arsyeja pse shteti ka vendosur t’a mbrojë veten kundër autoritetit të pavarur fetar, duke e rregulluar atë më shumë.
*Roman Lunkin është hulumtues në Institutin e Filozofisë, Akademia e Shkencave e Rusisë, kreu i Qendrës për Studime Fetare në Institutin e Evropës (Akademia Ruse e Shkencave), anëtar i ekipit rus të Institutit Keston (Oxford, Britani e Madhe)
/Newsweek