Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tradhtia e Zaev: Platforma e partive shqiptare nuk është pjesë e programit

2017/03/10 at 6:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tradhtia e Zaev: Platforma e partive shqiptare nuk është pjesë e programit

Në konferencën e sotme për shtyp lideri i LSDM-së, Zoran Zaev prezantoi programin qeverisës, edhe pse nuk ka marrë mandatin për formimin e kabinetit nga Presidenti i vendit. Ai tha se ishte gati të merrte drejtimin e qeverisë duke përdorur hapësirën që i garanton parlamenti maqedonas.


Por ajo që ra në sy në fjalimin e Zaev është se edhe pse foli për shqiptarët nuk deklaroi se gjuha shqipe do të jetë gjuhë e dytë zyrtare në vend. Ai u pyet dhe platformën e partive shqiptare në Maqedoni, duke u shprehur se ajo nuk do të jetë pjesë e programit të tij qeverisës. A ka tradhti më të madhe se sa kjo deklaratë, pasi përdori faktorin shqiptar dhe tani e pret në besë? Zaev duhej ta thoshte me plot gojën se pa faktorin shqiptar nuk ka qeveri , por as shtet maqedonas. Ali Ahmeti i BDI nuk duhet të hesht dhe të bëjë sikur nuk e ka dëgjuar vetëm për të kapur kolltukun e kryetarit të parlamentit maqedonas. As partitë e tjera shqiptare nuk duhet të heshtin për ca kolltuqe ministrash. Derisa rezistuan deri tani duke nxjerrë si slogan gjuhën shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve, ato duhet ti qëndrojnë deri në fund premtimit publik dhe veçanërisht shqiptarëve. Ndryshe edhe ata, si Zaevi, e tradhtuan kauzën shqiptare.

Kreu i LSDM-së la të kuptohet se në Maqedoni nuk do të ketë gjuhë të dytë zyrtare dhe as që në banknotat nuk do të jenë edhe në gjuhën shqipe, e as që uniformat do të jenë në dygjuhësi.

Pyetjes së gazetarëve rreth dygjuhësisë iu përgjigj se ekspertët kushtetues kanë vlerësuar se bankënotat përdoren në tërë Maqedoninë, prandaj prodhimi i tyre një gjuhe tjetër në to do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

Të njëjtën gjë Zaev tha se e kanë konstatuar ekspertët edhe lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në uniforma.

Në 15 pikat e programit të Zaev, ajo për të drejtat e shqiptarëve është renditur në fund. Edhe pse flitet për avancim të gjuhës shqipe nuk përmendet cilësimi i saj si gjuhë e dytë zyrtare. “Do të ketë ligj për avancim të ligjit për gjuhën shqipe që qytetarët të komunikojnë më lehtë me institucionet. Maqedonia do të jetë shtet i të gjithë qytetarëve. Do të përkrahim politikat e gjuhës. Qeveria e re do të propozojë ligj për gjuhën shqipe për zgjerim të përdorimit në institucione, ku do t’u mundësojë shqiptarëve që të komunikojnë më lehtë me institucionet. Atje ku ka 20% të qytetarëve, aty do të ketë gjuhë tjetër shtesë zyrtare, pra turqisht ku ka turq, rome ku ka romë etj. Është gënjeshtër se të gjithë qytetarët nuk mund të mësojnë ndonjë gjuhë do të dënohen. Institucionet që nuk do ta respektojnë ligjin për gjuhën, do të dënohen”,- tha Zaev.

Pikat e programit qeverisë të Zoran Zaevit:

Republika e Maqedonisë do të jetë shtet për të gjithë qytetarët – nuk ka më ndarje mes atyre që janë afër dhe larg me pushtetin. Do të ndërtojmë shoqëri të bashkuar me lidhje të afërta mes të gjithë qytetarëve dhe jo tensione ndëretnike.

Republika e Maqedonisë do të zhvillohet drejt integrimit në BE dhe NATO. Marrim obligim për zbatimin e reformave prioritare të KE-së dhe që janë pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës. Do të fillojmë bisedimet për anëtarësim në BE-në në afat sa më të shkurtër.

Standard më të mirë – do të krijojmë kushte që të ketë të ardhura më të mira për qytetarët. Në 6 muajt e parë do t’i rrisim rrogat, gjithashtu do të rritet edhe paga minimale.

Në shtet do të ketë sistem social tatimor, ata që kanë të ardhura më pak do të paguajnë më pak, ndërkaq ata që kanë të ardhura më shumë, do të paguajnë më tepër. Do ta ndalojmë pasurimin e funksionarëve.

Do të angazhohemi për zhvillim të ndërmarrjeve të brendshme, që t’i zgjerojnë kapacitetit e prodhimtarisë.

Do të ketë kontroll të pushtetit dhe përgjegjësi prej tij. Për paratë e buxhetit do të ketë informata të sakta dhe në kohë.

Do të jemi Qeveri transparente për sjelljen e vendimeve të rëndësishme, duke diskutuar me qytetarët.

Do të sigurojmë zhvillim të barabartë, është e nevojshme për të gjithë qytetarët. Ndarja e parave deri te Komunat do të jetë transparente dhe në bazë të nevojave të qytetarëve.

Do të sigurojmë sistem gjyqësor të pavarur, efikas dhe profesional. Partitë do të jenë larg gjyqësorit. Do të formohet Departament Special në Gjykatën Themelore për rastet e Prokurorisë Speciale.

Jemi të gatshëm për jo-selektim kundër korrupsionit. Qeveria e re do të merr detyrë që proceset kundër korrupsionit të përfundojnë, ndërkaq paratë t’u kthehen qytetarëve.

Do të sigurojmë kontroll të ndjekjes së komunikacioneve nga Shërbimet Sekrete. Shërbimet Sekrete që kanë kompetenca për ndjekjen e komunikacioneve duhet të kenë mandat të qartë. Do të ketë kontroll të vërtetë të shërbimeve sekrete nga Kuvendi. Asnjëherë më s’do të përsëritet skandali i përgjimeve.

Do të sigurojmë media të pavarura, do të sigurojmë reforma në media, në bazë të reformave prioritare . Do të reformohet RTVM dhe të punojë në mënyrë të pavarur.

Të gjithë të punësuarit në administratë do të punojnë pa trysni partiake. Menjëherë do ta zgjedhim çështjen e administratorëve që marrin rrogë dhe nuk shkojnë në punë.

Qeveria e re do të angazhohet që ta zbardh rastin e Kumanovës, me mbështetje ndërkombëtare për ata të cilët kanë qëndruar prapa rastit. Ministria kompetente do të japë mbështetje për “Sopotin” “Brodecin”, “Monstrën”, “Nikolla Mlladenov” dhe “Martin Neshkovskin”.

Do të ketë ligj për avancim të ligjit për gjuhën shqipe që qytetarët të komunikojnë më lehtë me institucionet. Maqedonia do të jetë shtet i të gjithë qytetarëve. Do të përkrahim politikat e gjuhës. Qeveria e re do të propozojë ligj për gjuhën shqipe për zgjerim të përdorimit në institucione, ku do t’u mundësojë shqiptarëve që të komunikojnë më lehtë me institucionet. Atje ku ka 20% të qytetarëve, aty do të ketë gjuhë tjetër shtesë zyrtare, pra turqisht ku ka turq, rome ku ka romë etj. Është gënjeshtër se të gjithë qytetarët nuk mund të mësojnë ndonjë gjuhë do të dënohen. Institucionet që nuk do ta respektojnë ligjin për gjuhën, do të dënohen.

 

Etiketa: maqedoniprogramishqiptaretzaev


Ju sugjerojmë

SHBA/ Vrasja e Charlie Kirk, gjendet në një zonë të pyllëzuar arma që përdori autori
Bota

“A u qëllova nga një AR-15?”/Postimi i frikshëm i Kirk bëhet realitet 11 vite më pas

11 Shtator, 2025 7:24 pm
Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë
Bota

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë

11 Shtator, 2025 6:31 pm
Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel
Rajoni

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

11 Shtator, 2025 6:10 pm
Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit
Kronikë

Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit

11 Shtator, 2025 5:19 pm
Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk?
Bota

Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk?

11 Shtator, 2025 5:05 pm
SHBA/ Vrasja e Charlie Kirk, gjendet në një zonë të pyllëzuar arma që përdori autori
Bota

SHBA/ Vrasja e Charlie Kirk, gjendet në një zonë të pyllëzuar arma që përdori autori

11 Shtator, 2025 5:00 pm
Tirana drejt zgjedhjeve të parakohshme, Ristani: I uroj suksese Ogertës
Aktualitet

Tirana drejt zgjedhjeve të parakohshme, Ristani: I uroj suksese Ogertës

11 Shtator, 2025 4:15 pm
Do të kandidojë Alimehmetin për bashkinë Tiranës, Berisha: PD ka…
Politikë

Do të kandidojë Alimehmetin për bashkinë Tiranës, Berisha: PD ka…

11 Shtator, 2025 4:09 pm
6 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të parakohshme
Aktualitet

6 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të parakohshme

11 Shtator, 2025 4:04 pm
Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
Bota

Netanjahu ultimatum Katarit: Dëboni Hamasin, ose e bëjmë ne

11 Shtator, 2025 3:41 pm
Para
Video/ Merr flakë makina në tunelin e Kërrabës

Pamjet e tmerrit/ Banesa përfshihet nga flakët, i moshuari mbetet brenda

Kush është lideri shqiptar që iu ofruan 5 milionë euro për të formuar Qeverinë me Gruevskin?

Kosovë/ Konfiskohen 2 mln euro false, 2 të arrestuar

FOTO/ Nora nuk çan kokë për kritikat e fansave, ja si u përgjigjet

VIDEO/ Si dukej Nora Istrefi kur sapo ishte fejuar me Robertin
















TE FUNDIT

“A u qëllova nga një AR-15?”/Postimi i frikshëm i Kirk bëhet realitet 11 vite më pas

SHBA/ Vrasja e Charlie Kirk, gjendet në një zonë të pyllëzuar arma që përdori autori
11 Shtator, 2025

Një postim i vjetër në Twitter nga aktivisti konservator Charlie Kirk po qarkullon sërish në rrjet pas vrasjes së tij...

Lexo më shumë

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë
11 Shtator, 2025

Një raport i Parlamentit të Francës për rrjetin social, TikTok, ka rekomanduar të enjten ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët...

Lexo më shumë

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel
11 Shtator, 2025

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim,...

Lexo më shumë

Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit

Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit
11 Shtator, 2025

Gjykata Shkallës së Parë në Elbasanit ka caktuar masat për 31 të arrestuarit gjatë megaoperacionit për goditjen e trafikut të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com