Presidenti Ilir Meta ka ndarë në Facebook, postim që në fakt duket si një mesazh i koduar, vetëm një ditë pas dënimit me burg të ish-Ministrit Tahiri. Ai shprehet se kurrë nuk do t’i tradhtojë përkrahësit e tij dhe shqiptarët. “Kurrë nuk do t’i tradhtoj përkrahësit e mi dhe shqiptarët. Më mirë të jesh i tradhtuar, se sa të jesh tradhtar. Tradhtarin kushdo mund ta përdorë, por askush nuk e do”, shprehet Meta./Opinion.al