Tottenham nuk ka mundur që ta mbyll me fitore vitin 2019. Ekipi i trajnerit Mourinho e mbylli 2-2 ndeshjen përballë Norwich, të cilët aktualisht mbajnë vendin e fundit në tabelën e renditjes.
Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e Norwich, ndërsa Tottenham barazoi në minutën e 55 me një supërgol të Erikssen nga një goditje dënimi.
Pikërisht në këtë moment kur mendohej se do të ndodhte dhe kthimi i madh i ndeshjes vjen dhe goli i vendasve falë dhe një devijimi vendimtar të mbrojtësit Aurier.
Në minutën e 83, Tottenham fitoi dhe një penallti e cila u shndërrua në gol nga Harry Kane.Aktualisht, Tottenham renditet në vendin e 5 me 2 pikë larg nga zona e Champions League./ Opinion.al