Sport

Tottenham gjen për pak orë trajnerin e ri, kush do e zëvendësoj Pochettino


               Publikuar në : 09:56 - 20/11/19 |
Opi Nion

Ende pa kaluar 24 orë nga shkarkimi i trajnerit Mauricio Pochettino, Tottenham e ka gjetur zëvendësuesin e tij. Përmes një njoftimi për mediat, klubi bën me dije se Jose Mourinho do te jetë trajneri i ri i Tottenham Hotspur.

Pochettino u shkarkua nga detyra ditën e martë për rezultatet e dobëta të arritura gjatë këtij sezoni edhe pse vetëm 6 muaj më parë e kishte çuar ekipin në finalen e Champions League.

“Jose është një nga trajnerët më të suksesshëm në botën e futbollit. Ai është i mbushur me eksperincë, mund të frymëzojë ekipin dhe është një takticien shumë i mirë. Ai ka fituar tituj në çdo klub që ka qenë. Mendojmë se do të sjellë energji të reja në ekip”, shkruan kreu i Tottenham, Daniel Levy.

Nga ana tjetër, edhe Mourinho është shprehur i kënaqur që u bë pjesë e klubit të Tottenham. Kujtojmë që për teknikun ky është klubi i tretë që drejton në Premier Leaguen angleze.

 “Jam i gëzuar që iu bashkova këtij klubi emblem dhe më mbështetës kaq të zjarrtë”,– është shprehur portugezi. Ndërkohë, deri më tani ende nuk dihen detajet e kontratës që Tottenham ka nënshkruar me Mourinhos./ Opinion.al

Pas