Tottenham ka arritur të eliminojë ekipin e Chelsea nga raundi i katërt i Kupës së Ligës.
Koha e rregullt e takimit u mbyll në barazim 1-1, me “Blutë” e Londrës që kaluan të parët në avantazh me anë të gjermanit Timo Werner në minutën e 19-ët.
Vendasit arritën ta gjenin golin e barazimit vetëm në minutën e 83 me anë të argjentinasit Lamela për ta çuar ndeshjen në goditjen e 11 metërshave.
Por, “Gjelat” u treguan të saktë në të gjitha penalltitë, ndërsa Mount humbi goditjen e fundit për miqtë duke shkaktuar dhe eliminimin e ekipit të tij nga kompeticioni i parë.