Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tortura e pacientëve me kancer, reagon QSUT-ja: Vizitat rezervohen me telefon

2016/10/12 at 10:50 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tortura e pacientëve me kancer, reagon QSUT-ja: Vizitat rezervohen me telefon

Një ditë pasi gazetarja Mimoza Koçiu shkruajti për një problem mjaft shqetësues të pacienteve që mjekohen tek Onkologjiku ka reaguar drejtoria e QSUT. Koçiu kishte konstatuar se pacientët nga rrethet vijnë në Tiranë vetëm për të caktuar vizitën me mjekun, ditën tjetër për analiza, eko, etj. Pra një sorollatje e madhe për ata njerëz që janë diagnostikuar me kancer. Ndërsa QSUT në reagimin e saj thotë se vizitat planifikohen me telefon, përmes faqes online, etj.

Ne link shkrimi i gazetares Mimoza Koçiu: http://opinion.al/po-si-mund-tua-besh-edhe-kete-pacienteve-te-onkologjikut-zoti-mos-ju-falte-se-e-dini-se-cbeni/

Më poshtë reagimi i plotë i QSUT-së

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në vijim të fushatave informuese për publikun dhe qytetarët, që kërkojnë të marrin shërbim mjekësor pranë QSUT, për të lehtësuar komunikimin dhe për t’u ardhur atyre në ndihmë, informon:

Prej muajit qershor 2016, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, rezervimet e vizitave nga ana e pacientëve, për shërbimin e konsultave ambulatore të sëmundjeve të brendshme, kirurgjikale dhe onkologjike kryhen nëpërmjet:
Linjës së gjelbër falas (nga numrat fiks): 0800 28 28 (nga e hëna në të premte, në orarin 08-16.00);
Nëpërmjet numrit të dedikuar të vendosur pranë shërbimit Onkologjik (nga numrat celularë): + 355 42 34 92 52 (nga e hëna në të premte, në orarin 08-16.00);
Nëpërmjet platformës elektronike në adresën: ëëë.qsut.gov.al, në rubrikën “Rezervo konsultën ambulatore”;
Rezervimit direkt pranë Zyrës së Informacionit në Spitalit Onkologjik, një strukturë e dedikuar për këtë qëllim;
Që prej ditës së parë të vënies në funksionim të këtij sistemi (qershor 2016), vetëm për Spitalin Onkologjik, nëpërmjet tij janë kryer dhe janë në vijim, 405 rezervime konsultash për gjinekologjinë onkologjike, 712 rezervime konsultash për kirurgjinë onkologjike, 829 rezervime eko për ekzaminime tumorale dhe 84 rezervime për analiza të markuesve tumoralë. Informojmë se të gjitha rezervimet e sipërpërmendura janë kryer nga vetë qytetarët, përmes numrave të telefonit apo platformës elektronike.

Shërbimi Onkologjik pranë QSUT ofron shërbime të konsultave apo trajtime për rreth 210 pacientë cdo ditë. Në lidhje me ekzaminimet shtesë që i nevojiten pacientëve, janë mjekët specialistë të shërbimeve në QSUT (në rastin konkret shërbimit Onkologjik), që përcaktojnë zbatimin e protokollit mjekësor, duke u bazuar në gjendjen klinike të pacientit. Që do të thotë se në rastet kur mjeku e konsideron situatën urgjente, ai vendos shënimin “URGJENT” dhe ekzaminimet e mëtejshme, qofshin këto vizita, eko apo edhe shtrime, kryhen edhe brenda të njëjtës ditës, por gjithmonë mbi bazën e rekomandimit të mjekut. Në rast se qytetarët kanë nevojë për kryerjen e më shumë se 1 ekzaminimi, sistemi u lejon edhe kryerjen e rezervimeve paralele (psh edhe konsulte, edhe eko) brenda të njëjtës ditë.

Cilido që është i interesuar të vëzhgojë nga afër funksionimin e këtij sistemi, është i mirëpritur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ju sugjerojmë

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi
Bota

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

2 Gusht, 2025 10:45 pm
Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki
Bota

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

2 Gusht, 2025 10:35 pm
Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

2 Gusht, 2025 10:10 pm
Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
Bota

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

2 Gusht, 2025 9:57 pm
Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë
Aktualitet

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

2 Gusht, 2025 9:17 pm
Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi

2 Gusht, 2025 9:03 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

2 Gusht, 2025 8:38 pm
Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..
Bota

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..

2 Gusht, 2025 8:22 pm
Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
Aktualitet

Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

2 Gusht, 2025 8:07 pm
Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani
Bota

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani

2 Gusht, 2025 7:58 pm
Para
Foto/ Kylie Jenner zhvishet për kopertinën e “Complex”

Foto/ Kylie Jenner zhvishet për kopertinën e “Complex”

Foto/ Plas gallata në rrjete sociale për Samsung Note 7 dhe shpërthimet e tij

Foto/ Plas gallata në rrjete sociale për Samsung Note 7 dhe shpërthimet e tij

Video-OPINION/ Pallaska: Hiqni dorë nga sjellja e vëllait të madh ndaj Kosovës

Video- Opinion/ Pallaska: Nëse bëhet një referendum për bashkimin Shqipëri-Kosovë, unë jam kundër

TE FUNDIT

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi
2 Gusht, 2025

Shpërthime dhe zjarre janë raportuar në disa rajone të Rusisë pas një vale sulmesh me dronë ukrainas, teksa presidenti amerikan,...

Lexo më shumë

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki
2 Gusht, 2025

Ndërkohë që vdekjet nga aksidentet rrugore në BE ranë me 3 për qind në vitin 2024, Helsinki shënoi një arritje...

Lexo më shumë

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
2 Gusht, 2025

Një aksident është regjistruar sot në autostradën Levan – Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj. Automjeti është përplasur me një...

Lexo më shumë

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
2 Gusht, 2025

Rreth 500.000 sinti dhe romë u vrarë gjatë sundimit nazist. Në ditën përkujtimore europiane, ministri gjerman i shtetit për Kulturën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com