Fernando Torres mund t’i kishte dhënë një tjetër dimension fitores së Atletiko Madrid përballë Bajernit të Mynihut në “Vincente Kalderon”. Por, Torres pas shmangies së kundërshtarit ishte i pafat pasi topi i goditur prej tij ra në shtyllë.
“Nëse topi do të kishte përfunduar në rrjetë do të shkonim me tjetër avantazh në ndeshjen e kthimit”, tha ai.
Pavarësisht kësaj, ai thotë se ishte një natë fantastike për Atletikon.
“Saul ishte spektakli i mbrëmjes me atë gol që na lejoi që të dilnim në lojën që dëshironim”, tha Torres pas ndeshjes.
Për ndeshjen e kthimit: “Do të vazhdojmë të vuajmë, të luftojmë dhe të përpiqemi me një ekipi që ka një nivel që pak ekipe e kanë”.