Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo si kapiten të kombëtareve të tyre morën pjesë në votim për fituesin e ‘Topit të Artë’.
Messi e fitoi për herë të pestë në karrierën e tij ‘Topin e Artë’, me ç’rast bëhet futbollisti që e ka fituar më së shumti këtë çmim.
Por, as ai e as Ronaldo nuk i kanë dhënë vota njëri tjetrit, në këtë garë, pasi që të dy kanë votuar për bashkëlojtarët që kanë te Barcelona e Reali.
Messi i ka dhënë tri pikë Luis Suarezit, dy Neymarit dhe një Andres Iniestas, ndërsa Ronaldo, ka renditur Karim Benzeman, James Rodriguezin dhe Gareth Balen.