Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje nuk është fundi i botës.
I ftuar në rubrikën “Opinion”, sot, në studion e lajmeve në Neës 24 ai thotë se duke mos marrë pjesë në zgjedhje opozita ka mundësi të ristrukturohet. Ndërkohë zërat kritikë brenda partisë i konsideroi normalë deri në momentin kur nuk janë për llogari të një pale të tretë.
“Zërat kundër janë normalë kur udhëhiqen nga bindjet e tyre dhe jo për hesap të të tretëve se kështu nuk ka kredibilitet. Zërat që kanë dalë brenda PD-së mund të konsiderohen normal në një parti, por kam hijene dyshimit se punojnë për një palë të tretë. Se edhe kur u zgjodh presidenti i kaluar u blenë ca deputetë, njihet kjo histori në vendin tonë”-tha Lubonja.