Aktualitet

Topalli përkujton Azem Hajdarin me një foto dhe thumbon Bashën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:56 - 12/09/20 |
Al Do

Në 22 vjetorin e tij të vdekjes, Azem Hajdari është përkujtuar edhe nga ish-kolegia e tij Jozefina Topalli.

Ish-kryeparlamentarja ka zgjedhur një mesazh të shkurtër por më shumë simbolik.

Ajo ka publikuar një foto ku qëndron mes Hajdarit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Kur kishim opozitë”, shkruan Topalli krahas fotos.

Komenti i saj i adresohet Partisë Demokratike, me liderin e së cilës, Topalli ka patur përplasje të ashpra në distancë duke thënë se ajo do të qëndrojë larg PD për sa kohë Lulzim Basha do të jetë në krye të saj. /Opinion.al

Pas