Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Topalli: Marrëveshja ime e heshtur me Berishën dhe çfarë mendoj për Ilir Metën President

2017/12/08 at 10:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Topalli: Marrëveshja ime e heshtur me Berishën dhe çfarë mendoj për Ilir Metën President

Pas disa muajsh mungesë, Jozefina Topalli i është kthyer emisioneve televizive. Ka qenë sonte e ftuara e Eni Vasilit në News 24, ku ka folur për të ardhmen e saj politike, duket thënë se e sheh veten sërish në parlament në një të ardhshme po kështu ka folur për Sali Berishën dhe Ilir Metën.


Topalli për Metën

Kujtojmë grevën e Metës, aktin e tij për të hipur mbi tavolina. Por duket se marrëdhëniet tuaja u rregulluan, pasi ju u larguat nga posti i kryetares së Kuvendit, ai ju la një zyrë. Vërtet?

Ka një rregull në politikë. Po ta shohësh në politikën amerikane, presidenti paraardhës nuk flet kurrë për atë pasardhësin. Edhe unë për ata që kanë ardhur në karrigen e Kryetarit të Kuvendit, kam bërë një zgjedhje që mos të komentoja. Edhe kur të vlerësoja diçka, apo dhe kur diçka nuk shkonte.

A do të jetë një President i mirë Ilir Meta sipas jush?

Ka një eksperiencë politike shumë të veçantë. Kohët e fundit ka kapërcyer disa kriza shumë të mëdha, që më ka çuditur se si i ka kapërcyer.

Topalli për Berishën

A mund të flasim për Sali Berishën. Çfarë marrëdhënie keni me të, nëse keni?
Për mua ka qenë fat. Unë hyra në politikë, dhe kam pasur fat që të isha nënkryetare e një politikani fenomenal në gjithë jetën e tij politike. Shumë diplomatë të huaj, disa e kanë quajtur “fuqi të natyrës”, disa “reformatorë”. I kemi besuar shumë. Ne kemi mësuar shumë nga ai. Janë edhe kolegë të tjerë që kanë po aq vite sa unë. Unë nuk jam një nga themelueset e PD. Kam hyrë në 1996. Ai edhe kur mblidhte bashkëpunëtorët e tij në tryezë, nuk është ai Sali Berisha që ju shihni në Parlament, s’ka lidhje fare, pasi edhe bisedën e bënte në një mënyrë që të jepte mesazhe. Shihje me vëmendje dhe duhej të kapje çdo gjë tek ai. Sot politikanët e rinj se kanë atë fat. Kemi kaluar periudha më të çmendura, të vështira. Jemi në një farë mënyrë jemi kalitur në opozitën e asaj periudhë. Për çdo politikan është jetike, bazale, që të shkosh në lagje, në fshat, në shumë vende, pasi të mëson më shumë. Sali Berisha është i papërsëritshëm dhe kanë për të kaluar dekada dhe Shqipëria s’do ketë një reformator të këtyre përmasave, bashkë edhe me gabimet e asaj periudhe.

Keni kontakte me të tani?

Sigurisht, vazhdimisht.

Ju mbështet në idetë tuaja, apo kontaktet nuk janë të tilla? Të paktën publikisht Berisha mbështet Bashën…

Në të tilla raste zgjedh heshtjen (qesh). Është një marrëveshje e heshtur në fakt, që unë të them ato që mendoj dhe nuk është nevoja që të kem përgjigje të tillë. Është një zgjedhje prej shumë kohësh. Kam pasur bindjet e mia dhe kam pasur një raport që t’ja them ato çka mendoj, ndoshta dhe më shumë sesa kolegët e mi.

Në fakt ju e prisnit, që kur ju u përjashtuat nga listat. Prisnit një lloj avokatie të madhe?

Jo fare. Asnjëherë. Pasi kur ishte Sali Berisha kishte një mënyrë tjetër të të bërit të listave. E bënte partia. Nuk ishte ai kësaj radhe.

Pse ai nuk flet, se ashtu duket realisht?

Ai ua ka dhënë shpjegimin edhe në studion tuaj. Duhet ta kuptoni, se nuk gënjen Sali Berisha kur e thotë. Ai thotë të vërtetën, “Po të shkoj unë më përtej, do të thotë se do hap një betejë. Unë i kam mbyllur betejat e mia”. Unë e kuptoj dhe e besoj.
E kuptoj, por ndoshta ne jemi të vetmit që s’e besojmë që ai i ka mbyllur betejat e tij…
Shumë e mendojnë si ju, shumë mirë që s’e besoni ashtu.

Topalli për planin politik

Zëri kundër PD u bë më i dobët, duket sikur është përçarë

Çdo ditë e më shumë po bindem që unë them se kam bërë gjënë e duhur. Fakt është që gjatë fushatës sheshes ishin bosh. Pas fushatës sallat në fushatën farsë ishin bosh. Sot kemi një kryetar ikën vetëm, nuk takon asnjë. Kemi kaluar momente ulje ngrije, tërheqje, ndryshimet. Ndjeheshim mirë kur arrinin disa objektiva.

Ku janë zëra kundër, duket si një përçarje?

Në fakt janë të gjithë bashkë, më shumë se figurat e larta, janë shqiptarët që janë kundër dhe bashkë. Unë nuk mendoj se ata që kanë besuar në këtë forcë politikë të heshtin. Unë jam ajo e para që nuk do hesht. Po ndiqja me vëmendje momentet kur qeveria kishte skandale dhe pash një sjellje të imagjinueshme, kjo gjë nuk ndodhte kurrë. Sot ka vetëm mbyllim të palëve për njëra tjetrën. Duhet një kohë e caktuar për një 8 dhjetor të ri. Kjo klasë politike ka dështuar.

Topalli për Bashën

Ju nuk mendoni se Basha do të rri gjatë?

Unë nuk pajtohem me asnjë që mban karrige me dhunë dhe peng, për interesa të familjeve dh të oligarkëve.

Unë nuk dorëzohem por Basha them se nuk e lëshon kurrë, pasi ai çdo humbje do ta quaj fitore.

Do viheshit në krye të kësaj lëvizje?

Unë mendoj që duhet një lëvizje e madhe dhe e re. Nuk kam marrë vendim që të udhëheq asgjë. E falënderoj me gjithë zemër që nuk jam në atë parlament atë që nuk më zgjodhi.

A do hyni sërish?

Nuk e di edhe mundet.

A do vi një dit që Jozefina Topaliin në krye të një forumi?

Nuk e di, por di që ka një vakum të madh në politikë.

Çfarë të ulë me Lulzim Bashën?

Me asgjë nuk më lidh është fyese të ulesh në tryezë kur ai është në krye të tavolinës.

Etiketa: Bashaberishagjykimemetatopalli


Ju sugjerojmë

Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki
Kryesore

Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki

7 Tetor, 2025 11:37 am
PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet
Kryesore

PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet

7 Tetor, 2025 10:21 am
Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja
Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, policia zbardh ngjarjen: Detektorët pikasën armën, roja…

7 Tetor, 2025 9:23 am
Del kandidatura e pavarur në Vlorë për kryetar bashkie, kërkon mbështetjen opozitare
Politikë

Del kandidatura e pavarur në Vlorë për kryetar bashkie, kërkon mbështetjen opozitare

7 Tetor, 2025 8:57 am
Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë

7 Tetor, 2025 8:56 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Diell, vranësira dhe reshje në veri, parashikimi motit për sot

7 Tetor, 2025 8:21 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 7 tetor 2025

7 Tetor, 2025 7:53 am
Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën
-U tha në Opinion

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

6 Tetor, 2025 11:25 pm
Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër
-U tha në Opinion

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër

6 Tetor, 2025 11:14 pm
Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit
-U tha në Opinion

Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit

6 Tetor, 2025 11:01 pm
Para
Fotoja e Ramës me ikonën e humorit ngjall shumë reagime

Fotoja e Ramës me ikonën e humorit ngjall shumë reagime

“Studentët u përjashtuan nga takimi me Ramën në Shkodër, sallën e mbushi me freshiste”

"Studentët u përjashtuan nga takimi me Ramën në Shkodër, sallën e mbushi me freshiste”

opinion lajm i fundit

E Fundit/ Vritet në Lezhë vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndokaj
















TE FUNDIT

Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki

Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki
7 Tetor, 2025

Ndërkohë që pasditen e sotme do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste lidhur me zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki...

Lexo më shumë

Si po i rrëzon Bjellorusia dronët rusë

Si po i rrëzon Bjellorusia dronët rusë
7 Tetor, 2025

Në mëngjesin e hershëm të 10 shtatorit, derisa tufa dronësh rusë po hynin në hapësirën ajrore bjelloruse duke shkuar drejt...

Lexo më shumë

PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet

PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet
7 Tetor, 2025

Partia Socialiste do të thërrasë pasditen e kësaj të marte kryesinë. Mbledhja do të zhvillohet në orën 18:00 në selinë...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit, zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit

Vrasja e gjyqtarit, zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit
7 Tetor, 2025

Policia e Tiranës gjatë kryerjes së veprimeve hetimore për të zbardhur vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ka këqyrur kamerat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com