Jozefina Topalli ka takuar zyrtarë të CDU-së në Gjermani, të cilët janë pjesë e familjes demokrate evropiane. Ajo tha se është ankuar për z. Basha, që sipas saj po rrënon PD-së. Përmes një statusi në facebook, Topalli thotë se kryetari i vetëngrirë ka marrë peng PD që po e çon nga njëra humbje në tjetrën.
Statusi i plotë i Topallit
Vendi pa opozitë!
Me Dr. Joachim Pfieffer ( zëdhënës i grupit parlamentar CDU/CSU ne Bundestag për ekonomine dhe energjine , dhe Elke Kreiser.
Ata ishin njohur me rezultatin rrenueës te Opozites me 25 qershor .
Bashkebiseduam per zhvillimet e fundit politike.
I njoha ata me kercenimin qe shfaqet pas rreth gati 3 dekadash, kur nje kryetar partie ( i vete shpallur i vetengrire), nuk leshon karrigen, edhe pasi ka rrenuar partine qe drejtoi, me 230 mije vota me pak , ose me nje renie rreth 35% me te thelle nga humbja e fundit, ne kushtet e qeverise me te keqe te Edi Rames.
Une shpreha shqetesimin e thelle per rrezikun e mbetjes se vendit edhe pa nje opozite te vertete, si gjeja me kercenuese per nje vend qe ka jetuar 50 vite në diktaturë.