Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i ftuar në mbrëmje në emisionin Top Story të Sokol Ballës në Top Channel është përgjigjur edhe hetimin e çështjes CEZ-DIA, duke shmangur edhe përgjigjen për përgjimin ndaj Ilir Metës mbi këtë rast.
“Rasti konkret është një çështje e nisur shumë vite me parë dhe në 2014 ne kemi rifilluar këtë çështje nda Kastriot Ismailaj. Hetimet vijojnë për të. Prokuroria ka bindjen se Ismailaj ka përgjegjësi për këto shkelje dhe ai do të ndëshkohet nga gjykata për këto veprime. Lidhur me çështjen Doshi mund të garantoj se nuk e kam telefonuar Ilir Metën ashtu sikundër ka deklaruar Tom Doshi.”