Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tony Blair lobues për ndryshim kufijsh, çfarë thotë Fondacioni i tij?

2018/10/05 at 6:34 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Tony Blair lobues për ndryshim kufijsh, çfarë thotë Fondacioni i tij?

Shumë kosovarë, pas bombardimeve të vitit 1999, pagëzuan fëmijët me emrin e urdhërdhënësit e intervenimit në luftën e Kosovës, ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.


Heroi i kosovarëve që bombardoi Beogradin, me të lënë politikën britanike, ndryshoi kah. Është kthyer në biznesmenin që paguhet prej shumë qeverive, prej shumë liderëve, për t’i këshilluar ata. Kjo e ka vendosur në marrëdhënie pune edhe me Serbinë, shtetit të cilin para dy dekadash e bombardoi në emër të humanizmit.

Ka disa vjet që privatisht, Tony Blair, për Serbinë ka rol krejt të kundërt që pati në vitin ’99, kur forcat tokësore britanike hynë në Kosovë për ta larguar ushtrinë serbe. Blair tani ndihmon qeverinë serbe, si këshilltar. Është raportuar për lidhje të ngushta mes Vuçiqit dhe Blairit.

Blair si njohës i mirë i gjendjes në Ballkan, u akuzua se po lobon në emër të Vuciqit për idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Instituti i Blairit, i thirrur “Tony Blair Institute for Global Change”, në një përgjigje dhënë për Gazetën Express,  thotë se në Ballkanin Perëndimor ka bashkëpunim vetëm me Qeverinë e Serbisë, por thotë se ky institut e ndihmon vetëm për çështje të brendshme politike.

“Është e deklaruar publikisht që Instituti ka një projekt qeveritar me Serbinë, duke përkrahur atë në disa sfera të politikës së brendshme”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Raportohet se “fusha të brendshme” në të cilën e ndihmon Blair Serbinë është edhe çështja e Kosovës.

Kreu i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, ka akuzuar ish-kryeministrin britanik se po fol në emër të Serbisë për çështje të kufirit me Kosovën.

Sipas Jeremiqit, Blair ka pasur edhe një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel, për ta bindur atë të zbus qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve.

“Gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nga zyrtarë shumë seriozë e të lartë, kam marrë vesh se Blairi për këtë shërbim merr para nga Lindja e Afërt. Përmendet edhe shuma prej 150.000 dollarësh në muaj, plus kompensime për punën e kryer, nëse Blair zbaton idenë e Vuçiqit për ‘përkufizim’ dhe Prishtina bëhet anëtare e OKB-së”, ka thënë Jeremiq në televizionin serb N1.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për kontratat kontradiktore që Blair ka pasur, pasi përfundoi karrierën e tij në politikën e Britanisë së Madhe. Ai ka punuar me qeveri të ndryshme, përfshirë edhe atë të Kazakistanit.

Para institutit që e drejton tani, ish-kryeministrin britanik ka pasur kompani tjetër, në emër të së cilës ka lidhur marrëveshje me qeveri të ndryshme. Ka qenë publike marrëveshja dhe afërsia që Blair e ka pasur edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën.

Blair, i cili prej vitit 2013 ka bashkëpunuar me Ramën, në një intervistë për Top Channel, ka thënë se këtë e bën me dëshirë pasi ka një lidhje speciale me shqiptarët për shkak të çështjes së Kosovës.

Ish-kryeministri britanik ka pasur bashkëpunim me Edi Ramën prej vitit 2013. Ky bashkëpunim ka qenë i regjistruar në “Tony Blair Associates”.

Bashkëpunimi mes Tony Blair dhe Edi Ramës ka qenë publik dhe deri në vitin 2016. Pas kësaj periudhe, Blair e mbylli kompaninë e tij. Megjithatë Express mëson se bashkëpunimi mes Blairit e Ramës nuk ka përfunduar aty.

Mbylljen e kompanisë, nga e cila ish-kryeministri britanik fitoi miliona dhe e cila ishte kritikuar shumë për kontratat kontroverse, e pati bërë publike vetë Blair në vitin 2016.

“Tony Blair mbylli kompaninë konsulentë që e hapi në karrierën e tij pasqeveritare. Ai mblodhi milionë funta, duke këshilluar klientë kontroversë, që nga komopanitë e naftës deri tek autoritetet e Kazakistanit”, shkuante The Financial Time në vitin 2016.

Ai deklaroi se ka vendosur që të merret me punë joprofitabile dhe bamirësi. /Express/

Etiketa: çfarë thotë Fondacioni i tijlobues për ndryshim kufijshTony Blair


Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Vritet me armë 61-vjeçari në Shkodër, autori në kërkim

28 Gusht, 2025 8:46 pm
VIDEO/ Aksident te tuneli i Llogarasë, radhë të gjata makinash
Aktualitet

VIDEO/ Aksident te tuneli i Llogarasë, radhë të gjata makinash

28 Gusht, 2025 4:59 pm
Tiranë/ Aksioni ndaj punonjësve të IMT, policia zbardh akuzat
Aktualitet

Tiranë/ Aksioni ndaj punonjësve të IMT, policia zbardh akuzat

28 Gusht, 2025 2:53 pm
Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë
Aktualitet

Policia nis hetimet për skemën piramidale online TXEX: Qytetarët të kenë kujdes!

28 Gusht, 2025 2:11 pm
Sali Berisha thirrje FBI: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri
Kryesore

Sali Berisha thirrje FBI: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

28 Gusht, 2025 1:49 pm
Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit
Kryesore

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

28 Gusht, 2025 12:50 pm
Asambleja e Partisë Socialiste mblidhet më 11 shtator
Kryesore

Asambleja e Partisë Socialiste mblidhet më 11 shtator

28 Gusht, 2025 12:31 pm
Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi
Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi

28 Gusht, 2025 12:13 pm
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: T’i jepet fund luftës në Gaza!
Aktualitet

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: T’i jepet fund luftës në Gaza!

28 Gusht, 2025 11:52 am
Rama: Krijimi i një Ndërmarrjeje të re për Mbetjet, sfida më e madhe për Integrimin
Kryesore

Rama: Krijimi i një Ndërmarrjeje të re për Mbetjet, sfida më e madhe për Integrimin

28 Gusht, 2025 11:34 am
Para
Lum komentesh negative/ Pse po e gjykojnë Elvana Gjatën?

Lum komentesh negative/ Pse po e gjykojnë Elvana Gjatën?

Këto tipa femrash nuk e refuzojnë kurrë seksin

Përfitimet që i sjell shëndetit konsumimi i këtyre dy produkteve

Problemet me zemrën, ja pse gratë janë më të rrezikuara 

Kjo është dita më e rrezikuar për të pësuar atak kardiak
















TE FUNDIT

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban
28 Gusht, 2025

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të enjten zgjati unanimisht "për herë të fundit" një mision paqeruajtës afatgjatë në...

Lexo më shumë

SHBA: Plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

SHBA: Plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë
28 Gusht, 2025

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në...

Lexo më shumë

VIDEO/ Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti

VIDEO/ Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti
28 Gusht, 2025

Një avion F-16 i Forcave Ajrore Polake është rrëzuar dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Ngjarja ndodhi teksa F-16...

Lexo më shumë

Kancelari Merz nga Franca: E qartë, nuk do të ketë një takim Putin-Zelensky

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
28 Gusht, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz beson se është se nuk do të ketë një takim midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com