Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tonin Vocaj letër kolegëve pas largimit nga detyra: Vijoni të ruani rendin me përkushtim e kurajo…

2024/11/14 at 3:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tonin Vocaj letër kolegëve pas largimit nga detyra: Vijoni të ruani rendin me përkushtim e kurajo…

Pas largimit nga Policia e Tiranës, Tonin Vocaj, u ka dërguar një letër vartësve të tij, duke renditur disa nga sukseset, që sipas tij, i kanë arritur bashkë gjatë kohës që ishte në krye.

Vocaj shkruan se reduktimi i krimeve në volum ka qenë i dukshëm, gjithashtu ai thotë se janë ulur edhe vjedhjet.

Ai thotë se falë punës së policisë, situata kriminale në Tiranë ka njohur stabilizim të dukshëm.

Kujtojmë se Vocaj do të zëvendësohet nga Elton Alushi.

“Të dashur kolegë dhe bashkëpunëtorë. Sot, ndërsa largohem nga detyra ime si Drejtor i Policisë së Tiranës, ndjej detyrimin t’ju drejtohem me një falënderim të sinqertë dhe të thellë. Kam pasur nderin dhe privilegjin të udhëheq këtë drejtori për katër vite, të ndara në dy periudha, dhe secila prej tyre ka qenë një periudhë angazhimi, sfidash dhe suksesesh të përbashkëta.

Falë bashkëpunimit Tuaj të palodhur dhe përkushtimit të pashoq, situata kriminale në qytetin tonë ka njohur stabilizim të dukshëm. Ky vit ka regjistruar vetëm 8 vrasje, nga të cilat vetëm një rast me prapavijë krimi të organizuar, 7 vrasje të zbuluara dhe të dokumentuara me prova të pakundërshtueshme ligjore. (për vrasjen e ndodhur me date 13.11.2024, po punohet nga një grup i posaçëm hetimor).

Reduktimi i krimeve në volum ka qenë i dukshëm është evident një ulje të ndjeshme të vjedhjeve dhe veprave penale kundër personit. Siguria në shkolla dhe lufta pa kompromis kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike ka qenë një konstante në punën tonë. Po kështu ky qytet është vizituar nga miliona turistë të cilët fal Jush kanë gjetur një ambient të sigurt.

Dua të vë në pah përparimet e arritura në Bashkinë e Krujës, e cila ka kaluar në juridiksionin tonë rreth një vit e gjysmë më parë. Situata e rendit dhe sigurisë atje është shumë më e stabilizuar se më parë, dhe kultivimi i bimëve narkotike në territorin e bashkive Tiranë, Kamëz dhe Vorë është pothuajse inekzistent. Në Bashkinë e Krujës, ky fenomen është përgjysmuar në krahasim me një vit më parë.

Ne kemi përballuar me sukses qindra aktivitete kulturore dhe sportive të të gjitha natyrave. Gjithashtu, kemi administruar qindra tubime e protesta pa incidente të rënda. Këto suksese janë fryt i punës së përkushtuar të secilit prej Jush.

Këto vite në këtë detyrë kanë qenë një nga nderet e veçanta të jetës sime. Vitet që kam kaluar duke punuar përkrah Jush do t’i ruaj gjithmonë në kujtesë me krenari dhe mirënjohje të thellë. Sfidat e kaluara së bashku, për të cilat kemi sakrifikuar dhe kemi punuar pa u lodhur, kanë pasur një qëllim të qartë – të bëjmë qytetin tonë më të sigurt për të gjithë ne. Dhe sot, mund të them me bindje se ia ka vlejtur çdo përpjekje.

Falenderoj nga zemra zëvendësdrejtorët, të gjithë shefat e sektorëve, shefat e komisariateve dhe çdo oficer policie për punën Tuaj të palodhur, përkushtimin dhe profesionalizmin që keni treguar në çdo hap. Do ju jem gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e palëkundur, bashkëpunimin e vyer, sakrificat, angazhimin dhe integritetin tuaj”, shkruan Vocaj.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Kumbaro: 4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura

Kumbaro: 4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura

Dan Hutra i vrau motrën, Vladimir Kurti: Gjakun e motrës time nuk e fal

Dan Hutra i vrau motrën, Vladimir Kurti: Gjakun e motrës time nuk e fal

Komiteti i OKB-së: Metodat e luftës të Izraelit përkojnë me gjenocid

Komiteti i OKB-së: Metodat e luftës të Izraelit përkojnë me gjenocid

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com