Mbrëmjen djeshme në Babicë të Vlorës është kapur një sasi e madhe kanabisi. Lajmi u bë i ditur nga Sali Berisha i cili tha se bëhet fjalë për 10 tonë me drogë, e cila është gjetur në banesën e shtetasit Armand Kocerri.
Ky operacion është bërë për të arrestuar Florian Habialjn, vëllain e Moisi Habilajt, të arrestuar dy ditë më parë në Itali. Prokurorë të Krimeve të Rënda dhe Delta Force janë në krye të operacionit, me mbështetjen e një numri të vogël efektivës të Drejtorisë së Policisë së Vlorës. Pra policia lokale është nxjerr jashtë loje në këtë superoperacion, thanë burimet.
Gazetari i News 24, Enrik Mehmeti e përshkruan situatën në Vlorë si shtet rrethim. “Delta Force ka vendosur 3 pika kontrolli në fshatin Babicë. E para në hyrje të varrezave. Nga ku kalonte rruga për në shtëpinë e Armando Koçerit, nga efektivë civilë; e dyta në një banesë 1 km larg në vijë ajrore nga vila ku u gjet droga dhe pika e tretë ka qenë në hyrje të vilës, ku nuk lejohej të afroheshe. Operacioni dhe kërkimet në zonë kanë zgjatur për rreth 5 orë”, tha gazetari.
Ndërkaq, Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me këtë operacion të madh në Vlorë. /Opinion.al