Kryesore

Tom Doshi i përgjigjet Yuri Kim: Jam njeriu kyç që reforma në drejtësi…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:14 - 26/03/21 |
Opi Nion

Tom Doshi ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ambasadorja amerikane Yuri Kim kundër kandidimit të tij për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Gjatë hapjes së fushatës elektorale në kryeqytet, Doshi tha se është mbështetës i Amerikës dhe njeriu kyç që reforma në drejtësi kaloi në Parlament.

“Unë jam një mbështetës i Amerikës dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është reforma në drejtësi. Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament”, tha Doshi.

Doshi shprehu bindjen se me kandidatët që përfaqëson, PSD do të jetë forcë e tretë politike në këto zgjedhje./ Opinion.al

Pas