Tom Doshi ka dalë në një konferencë për shtyp pasi u mbyll numërimi në Shkodër dhe ai rezultoi fitues nën siglën e PSD-së. Rama më uroi për fitoren dhe gjithë premtimet që kam bë në fushatë do realizohen me mbështetjen e tij tha Doshi duke lënë krejt të hapur bashkimin e votës së tij me forcën fituese, PS-në.
Për ministrin Ditmir Bushati tha se “ai ka lindur i zi dhe s’ka pse ta komentojë”.
Deputeti Tom Doshi, premtoi se do të mbështeste Vllazninë në sezonin e ardhshëm, që të formojë një skuadër të mirë ndryshe nga 5 vitet e fundit.
“Unë e mora i vetëm mandatin dhe me shumë faktorë kundër meje duke tentuar të më dëmtojnë. Çfarë nuk është bërë, janë blerë 3 vota 1mln lekë të vjetra apo 100 euro. Bëra gabim që bëra atë miting sepse i futi frikën kundërshtarëve dhe morën masa. Prisja një rezultat edhe më të mirë”, tha Doshi.
Tom Doshi u shpreh i kënaqur për ndarjen e Edi Ramës me Ilir Metën, të cilin e quajti ”kancer” për qeverinë.
“Fat i madh që PS arriti të fitojë qeverisjen vetëm. Unë i kam thënë Edi Ramës që nuk ka qenë kryeministër, me atë kancer që ka pas, me Ilir Metën dhe me gjithë ato parti që i kërkonin drejtori. Unë nuk i kërkoj asgjë Edi Ramës vetëm të bëjmë këto premtime që i kam dhënë Shkodrës”.