Aktualitet

Tom Doshi depoziton në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:45 - 10/02/21 |
Doriana Çepunaj

Tom Doshi ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas News 24 këtë kërkesë Tom Doshi e ka bërë në cilësinë e kryetarit të Partisë Social-Demokrate (PSD).

Regjistrimi i partisë së Tom Doshit vjen pak ditë pas thirrjes së ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila kërkoi që të ndalohej të kandidonte në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Përmes një statusi në Twitter, Kim rikujtoi vendimin e DASH për shpallen “non grada” të Tom Doshit. Doshit iu refuzua viza për në SHBA në vitin 2018. Kim deklaroi se votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq.

“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky paralajmërim i bërë nga Sekretari i Shtetit në SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më shumë,”-shkroi ambasadorja./Opinion.al

Pas