Të dielën, në “Nippon Budokan”, xhudistja e Kosovës ka garuar në kategorinë deri 52 kilogramë, ku ka pësuar një humbje shokuese nga hungarezja Reka Pupp, duke bërë që synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike të fashitet.

Një waz-ari i marrë në shënim të artë, bëri që Kelmendit t’i ndalet synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike.

Ajo e ka përjetuar rëndë humbjen çka është pare teksa po largohej nga arena. Majlinda Kelmendi erdhi në Tokio, si fituese e medaljes së artë olimpike në Rio 2016, duke synuar të përsërisë suksesin e saj edhe në Olimpiadën japoneze, por që nuk ia doli.

Majlinda Kelmendi