FBI paralajmëroi sulme të mundshme kibernetike gjatë Lojërave Olimpike të Tokios. Në një paralajmërim dërguar profesionistëve që merren me sigurinë kibernetike (raporti i CNN dhe Fox News) krerët e zyrës hetimore nënvizojnë se Lojërat Olimpike u japin aktorëve të sponsorizuar nga disa shtete një mundësi të shkëlqyer për të shkaktuar konfuzion, për të kërkuar shpërblime dhe për të realizuar objektiva.
Për momentin nuk ekziston asnjë kërcënim konkret, por hakerat mund të synojnë kryesisht media, hotele, mjete transporti, biletari./Opinion.al