Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tofik Hyka rezultonte prej vitesh “i larguar pa adresë” përpara se t’i bëhej atentati, pse u rikthye biznesmeni në Tiranë?

2017/07/03 at 10:01 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tofik Hyka rezultonte prej vitesh “i larguar pa adresë” përpara se t’i bëhej atentati, pse u rikthye biznesmeni në Tiranë?

Biznesmeni i njohur Tofik Hyka, i cili u qëllua katër herë me armë në Tiranë, më 28 qershor 2017, rezultonte “i larguar nga Shqipëria pa adresë”, shkruan  “Panorama”. “Arratisja” e tij vite më parë kishte ndodhur pas ecurisë jo të mirë të biznesit dhe detyrimeve të mëdha financiare që sipërmarrësi kishte ndaj të tretëve të shumtë. Si pasojë e presioneve, kërcënimeve e konflikteve të shumta, biznesmeni kishte ikur nga Shqipëria.

Ndërsa jetonte në Francë prej vitesh, Tofik Hyka mësohet se kishte disa procese gjyqësore të hapura në Gjykatën e Tiranës dhe në Gjykatën e Apelit, madje edhe në Gjykatën e Lartë.

Ai ishte palë e paditur aty nga individë dhe biznese të ndryshme që i kishin dhënë shërbime apo shuma të mëdha monetare Tofik Hykës apo bizneseve të tij, pa arritur të marrin mbrapsht pjesën që u takonte.

Policia dhe Prokuroria i kanë sekuestruar dosjet e të gjitha këtyre konflikteve në përpjekje për zbardhjen e atentatit me katër plumba ndaj biznesmenit.

MISTERI

Një burim nga grupi i hetimit bëri me dije se nga viti 2013 deri në 2017, Tofik Hyka kishte pasur disa procese gjyqësore në Shqipëri me palë të treta. Në të gjitha këto procese, gjykatat kishin kërkuar paraqitjen e tij si palë e paditur, por pas kryerjes së formaliteteve për verifikimin e adresës dhe vendbanimit, nuk gjendej asgjë për biznesmenin.

Edhe procedurat e kërkimit nga komisariatet e policisë kishte arritur në përfundimin se “është larguar” pa adresë nga vendbanimi i fundit. Pikërisht, një largim i tillë, sipas hetuesve e bën të dyshimtë kthimin e tij në Shqipëri, në fund të qershorit 2017, kur biznesmeni ra pre e një atentati me katër plumba pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Fakti se disa prej bizneseve të tij ishin ende aktive, duket se e lidhte biznesmenin me Shqipërinë por arsyeja e ardhjes së tij në Tiranë, në momentin kur iu bë atentat, ka mbetur mister dhe e paqartë.

Dyshimet janë se vizita e tij e fundit në Tiranë, ku kishte ardhur vetëm pa familjarët e tjerë, lidhej me ndonjë prej konflikteve të forta që biznesmeni kishte me persona që iu detyrohej apo që i detyroheshin financiarisht, pasi jepte e merrte borxhe në shuma të mëdha.

Atentati me katër plumba Tofik Hyka është biznesmen shumë i njohur në Tiranë, në 15 vitet e fundit. Ai është baba i tre fëmijëve, dy vajzave 28 e 25 vjeçe dhe i një djali 23 vjeç. Biznesmeni 56- vjeçar mbeti i plagosur më 28 qershor 2017, në një atentat që u bë ndaj tij nga persona me motor, teksa po pinte kafe në zonën e Tiranës së Re.

Autorët qëlluan 4 herë me armë zjarri drejt biznesmenit me qëllimin e prerë për ta vrarë, por vetëm dy plumba e goditën në kokë e pranë zemrës, duke e lënë të plagosur rëndë.

Gjithçka ndodhi në verandën e një hoteli që ndodhet pranë Stadiumit “Selman Stërmasi”, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, në Tiranë ku ndodhej biznesmeni. Pas atentatit mësohet se Tofik Hyka i është nënshtruar 2 operacioneve dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve./Panorama

Ju sugjerojmë

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Para
Getoari feston ditëlindjen, Marina i dedikon urimin më emocionues

Getoari feston ditëlindjen, Marina i dedikon urimin më emocionues

I hodhi vjehrrës helm në kos, ja dëshmia e nuses në polici

I hodhi vjehrrës helm në kos, ja dëshmia e nuses në polici

Bie nga kati i treti i një ndërtese një punëtor në Gjirokastër

Bie nga kati i treti i një ndërtese një punëtor në Gjirokastër

TE FUNDIT

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
7 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com