Aktualitet

Tmerri i gruas që e ngatërruan me terroristen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:24 - 24/11/15 |
b.f

Nabila Bakkatha u befasua kur pa fotografi të sajat të botuara në një numër gazetash ndërkombëtare javën që kaloi. Ajo që e befasoi më shumë ishte emri poshtë fotografive: Hasna Ait Boulahcen, gruaja xhihadiste që u vra në Paris. Bakkatha, e cila është nga qyteti maroken i Beni Mellal tha për CNN se një ish shoqe e saj kishte shitur fotot e saj një gazetari, duke përfituar nga ngjashmëria me Ait Boulahcen.

Dy fotografi që gabimisht mbanin emrin Ait Boulahcen u shfaqën në gazeta: njëra e tregon në vaskë, dhe tjetra bashkë me familjen.

Por telashet nuk kanë mbaruar aspak. “Familja ime u trondit, dhe disa të afërm as nuk më flasin më. Tani sapo kam paditur gruan që shiti fotot e mia, si dhe gazetarin që i bleu”.

“Jeta ime ka ndryshuar në mënyrë drastike. Pushova së vajturi në punë, dhe nuk mund të dal më pasi jetoj me frikë të vazhdueshme. Jam e sigurtë që do të has shumë probleme nëse udhëtoj në Francë”.

Aktualisht, Nabila jeton me fëmijët e saj pasi është divorcuar./Bota.al

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas