Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë.
Bashkëshortja italiane e një shtetasi shqiptari ka vrarë me ftohtësi foshnjen e saj të porsalindur. Giorgia Guglielmi e futi foshnjen në një qese plastike dhe më pas e hodhi në një parking makinash.
I porsalinduri vdiq nga asfiksia pas disa orësh qëndrimi në qese dhe nga dielli i nxehtë.
Rezultati i autopsisë zbuloi shkakun e vdekjes së fëmijës.
Mediat italiane raportojnë se parteri i saj shqiptar, që punonte si murator, nuk ishte në dijeni të shtatzanisë. Ata kanë gjithashtu edhe një vajzë 2-vjeçare së bashku.
Foshnja lindi dhe vdiq më 2 gusht.
“Nuk e vrava atë, doja që ai të gjendej gjallë,”-ka deklaruar në polici 27-vjeçarja, duke mohuar se është ajo që i ka shkaktuar vdekjen të birit disa orë pasi e la në një qese plastike në parkingun e Eurospin në Borgo Rivo në Terni.
Guglielmi është futur në një qeli izolimi në burgun e grave të Perugia.
Sipas hetuesve, foshnja vdiq nga asfiksia pasi u mbyll në qese plastike dhe ka qëndruar për disa orë gjallë.
Dhe se nuk është aspak e vërtetë se 27-vjeçarja e ka ndërmarrë aktin e tmerrshëm për shkak të kushteve të këqija ekonomike. Sipas hetimeve ajo kishte ndihmën e familjes së saj.
Orë të tëra agonie nën diellin nxehtë
Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë tradhëtuar gruan. Në imazhe është kapur momenti kur më 2 gusht rreth orës 11:00 ajo ka braktisur djalin e saj, ende gjallë.
“Akuza për vrasje vullnetare është një detyrim, nuk e kam vrarë, doja që ai të gjendej,”-ka deklaruar nëna, që monitorohet në burg 24/24.
Guglielmi pretendon se ka bërë gjithçka vetë, duke lindur fëmijën në banjo, duke i prerë kordonin e kërthizës dhe më pas duke e vendosur me gjithë placentën në qese.
Pastaj ajo ka shkuar në parking me qëllimin për të blerë në supermarket dhe qëndroi në makinë derisa gjeti momentin e duhur për të hedhur qesen me foshnjen e gjallë brenda.
Familja nuk kishte probleme ekonomike
“Ajo nuk ishte në nevojë dhe nuk donta ta shpëtonte fëmijën duke i shkaktuar vdekje,”-është shprehur hetuesi i çështjes.
Familja e saj ishte e zgjeruar dhe përbëhej nga parteneri i saj, vajza 2-vjeçare, prindërit, të afërmit, të cilët ishin të aftë ta ndihmomin ekonomikisht.
Ftohtësia dhe mizoria për ta vrarë nga asfiksia
Fëmija ka qëndruar gjallë në qese për disa orë përpara se të vdiste nga asfiksa në qesen e ekspozuar ndaj diellit të nxehtë.
Sipas gjykatësit, 27-vjeçarja duke kryer një gjest mizor, nuk ngurroi ta vërë fëmijën e gjallë në një vend që nuk ishte lehtësisht i arritshëm, duke hedhur poshtë pretendimin e gruas se e kishte lënë aty për ta gjetur dikush tjetër.
Foshnja e vdekur u gjet nga një klient në rreth orës 20:00 të datës 2 gusht.
Burimi: OraNews