Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tkurret sërish numri i lindjeve

2017/09/26 at 4:36 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tkurret sërish numri i lindjeve

Gjatë tremujorit të dytë 2017, numri i lindjeve tejkaloi me 1.563 numrin e vdekjeve. Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2017, pasqyron një rënie me 32,6 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2016.

Në tremujorin e dytë 2017, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron normën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 936 numrin e vdekjeve.

Me shtesë natyrore të lartë paraqitet qarku i Durrësit me 216 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga qarku i Dibërs me 199 lindje më shumë se vdekje. Në tremujorin e dytë 2017, shtesa natyrore regjistron vlerë negative vetëm në tre qarqe (Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë). Vlera më e ulët është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 110 numrin e lindjeve.

Lindjet

Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2017, është 6.234, duke shënuar një rënie me 15,4 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2016, raporton INSTAT. Numri më i ulët i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 83 lindje, me një rënie prej 36,6 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2016. Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 2.013 lindje, të cilat shënojnë rënie me 8,8 % në krahasim me tremujorin e dytë 2016.

Të gjitha qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e dytë 2017, krahasuar me tremujorin e dytë 2016. Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e paraqet qarku i Gjirokastrës me 36,6 % dhe qarku i Vlorës me 30,3 %.

Vdekjet

Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2017 rezulton 4.671, duke shënuar një rënie prej 7,4 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2016. Numri më i madh i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.077 vdekje, me një rënie prej 8,7 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2016. Numri i vdekjeve është ulur pothuajse në çdo qark gjatë kësaj periudhe, në krahasim me tremujorin e dytë 2016. Përjashtim bën qarku i Fierit ku numri i vdekjeve është rritur me 3,8 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2016. Rënia më e madhe është regjistruar në qarkun e Lezhës me 25,5 %. Në tremujorin e dytë 2017, gjithashtu, me rënie më të madhe se 10,0 % të numrit të vdekjeve, paraqitet qarku i Dibrës me 13,2 % dhe qarku i Shkodrës me 12,8 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2016./monitor

Ju sugjerojmë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë
Bota

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë

13 Korrik, 2025 7:38 pm
Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO
Rajoni

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO

13 Korrik, 2025 7:21 pm
Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?
Bota

Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?

13 Korrik, 2025 6:58 pm
Para
Skandal në Belgjikë, në Universitete po qarkullon një reklamë që fton femrat të bëhen eskorta

Skandal në Belgjikë, në Universitete po qarkullon një reklamë që fton femrat të bëhen eskorta

Haradinaj: Më në fund Kosova u nis!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, viziton nesër Tiranën

Video/ Dritan Shakohoxha thyen vezët në emisionin “Kush vjen për drekë”

Video/ Dritan Shakohoxha thyen vezët në emisionin “Kush vjen për drekë”

TE FUNDIT

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
13 Korrik, 2025

Një aeroplan i vogël është rrëzuar të dielën në Aeroportin Southend, në bregdetin juglindor të Anglisë, njoftoi policia lokale. “Jemi...

Lexo më shumë

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
13 Korrik, 2025

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, e ka kritikuar të dielën presidenten e Kosovës, Vjosa...

Lexo më shumë

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
13 Korrik, 2025

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Sipas asaj që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com