Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 4 vite burg ish-kreun e bashkisë Lëzhë, Fran Frokaj, i cili akuzohet për tjetërsim pronash.
Gjok Ndoka u shpall i pafajshëm për falsifikim dokumentash, por dënimin e ka vetëm për shpërdorim detyre. Gjykata ka dhënë edhe një vit burg për ish-nënkryetarin e bashkisë Enver Hafizi.
Kujtojmë se Frrokaj u vu në pranga në një operacion policor ne 2018, së bashku me 11 zyrtare të tjerë, por me pas u la me arrest shtëpie.
Fran Frrokaj u akuzua se në bashkëpunim me persona të tjerë duke abuzuar me detyrën kanë kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”./ Opinion.al