Është rënduar bilanci i viktimave të aksidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnje–Fier.
Mësohet se një nga të plagosurit, Alteo Shabani, 22 vjeç, nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Rreth orës 21:30 vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kolonjës”, një automjet tip “DAIMLER CHRYSLER” ka dalë nga rruga. Në makinë ndodheshin tre persona, një prej të cilëve, 21-vjeçari Orges Shabani, ndërroi jetë pak pas aksidentit në Spitalin e Lushnjes.
Aksidenti dyshohet të këtë ndodhur si pasojë e mjegullës ndërkohë mësohet se i plagosuri tjetër i moshës 16 vjeç ndodhet ende në gjendje të rëndë. /Opinion.al