Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se është zbuluar një tjetër varr masiv në Bucha, duke akuzuar Rusinë për krime lufte.
Bucha është bërë qendra e akuzave për krimet trupave ruse gjatë gjithë luftës, pas raportimeve të shumta për vrasje masive të civilëve të cilët pas largimit të trupave ruse nga qyteti, u zbuluan të shtrirë në trotuare, por jo vetëm, raportoi The Sun.
“Janë gjetur tre trupa në një gropë, të vrarë brutalisht nga ushtarët rusë. Secili i qëlluar në kokë. Duart e viktimave ishin të lidhura, rrobat ua mbulonin sytë dhe disave iu kishin zënë goja. Në kufoma ka gjurmë torturash”, tha policia në një deklaratë.