Një tjetër tragjedi ka ndodhur në brigjet e detit Didim në Turqi. Mësohet se si pasojë e fundosjes së një barke janë mbytur 18 emigrantë. Sakaq, bëhet e ditur se 15 refugjatë u shpëtuan nga rojet bregdetare. Ndërkohë, vijojnë kontrollet për të parë nëse ka të mbijetuar apo jo.