Greqia është goditur përsëri ditën e sotme nga tërmeti. Mësohet se tërmeti prej 3.5 ballë të shkallës Rihter është shënuar në orën 16:31 afër Magoula Attica.
Fokusi i dridhjes është vendosur 5 km në veri të Magoula ose 23 km në veri-perëndim të Athinës dhe thellësia fokale e tij në 9.6 km.
Deri më tani, sipas autoriteteve helene ende nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.
Ditët e fundit në Greqi janë shënuar disa lëkundje tërmetit, të cilat kanë arritur deri në 5.3 ballë, gjë e cila ka ngjallur panik te qytetarët./ Opinion.al E.Xh.