Mbrëmjen e sotme është regjistruar një tjetër tërmet në afërsi të kufirit me Shqipërinë.
Tërmeti me magnitutë 4.9 kishte epiqendrën në fshatin Kiçinivë të Mavrovës, me thellësia 2 kilometër, shumë afër Shqipërisë.
Lëkundje të lehta janë ndjerë edhe në Tiranë, Peshkopi dhe disa qytete të tjera shqiptare, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme material.
Pas tërmetit të parë ka patur edhe një pasgoditje me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter.