Rajoni

Tjetër tërmet i fuqishëm lëkund Greqinë


               Publikuar në : 12:10 - 08/08/19 |
Al Do

Një tërmet i fortë ka lëkundur Greqinë mëngjesin e sotëm.

Tërmeti me magnitudë 4.8 ballë e kishte epiqendrën në zonën detare 35 kilometra në veri-lindje të Samos dhe ishte me thellësi 12 kilometra.

Tërmeti u ndje edhe për banorët e ishujve të Cikladave.

Prej disa ditësh tashmë Greqia është e lëkundur nga një sërë tërmetesh të fuqishëm dhe kjo ka shkaktuar panik te banorët dhe turistët.

Specialistët thonë se tërmetet po shkaktohen pasi zona ku shtrihet Greqia ka aktivitet të lartë sizmologjik. /Opinion.al

Pas