Aktualitet

Tjetër tërmet godet Greqinë, ndihet edhe në vendin tonë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:07 - 11/01/22 |
Opi Nion

Një tjetër tërmet ka goditur pasditen e sotme Greqinë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Jug-Lindje të vendit tonë.

Siç mund të shihni edhe nga të dhënat e përditësuara nga Instituti i Gjoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, magnituda e tërmetit është 4.3 e Shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 38 km në Verilindje të Bilishtit, në Follorinë të Greqisë.

Ndërsa thellësia e tij 11 km. Tërmeti është ndjerë shumë në bashkinë e Devollit, qarku Korçë.

Kujtojmë që dy ditë më parë Greqia u godit nga një tërmet i magnitudës 5.3 ballë i shkallës Rihter, i cili shkaktoi dëme në disa banesa në zonën e Devollit./Opinion.al

Pas