Bota

Tjetër sulm me armë në SHBA, qëllohet brenda kishës, 2 viktima



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:27 - 17/06/22 |
Opi Nion

Një tjetër sulm me armë zjarri është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dy persona u vranë dhe një i tretë ka mbetur i plagosur kësaj here në ambientet e një Kishe në Vestalia Hill në Alabama. Një i dyshuar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është në paraburgim.

Departamenti i Policisë Vestavia Hills tha se mori një telefonatë se një sulm me armë po ndodhte në Kishën Episkopale të Shën Stefanit rreth orës 18:22 me kohën lokale.

Të enjten mbrëma, kapiteni i policisë së Vestavia Hills, Shane Ware, u tha gazetarëve se tre persona u qëlluan. Dy vdiqën dhe një i tretë po trajtohej në spital.

Sipas Ware, i dyshuari hyri në kishë gjatë kohës që po zhvillohej një takim në grup dhe hapi zjarr.

Ware nuk dha një motiv të mundshëm ose ndonjë detaj të mëtejshëm mbi rrethanat e të shtënave, megjithëse ai tha se policia beson se nuk ka asnjë kërcënim të mëtejshëm për komunitetin.

FBI dhe Shërbimi i Marshallëve të SHBA-së ishin ndër disa agjenci federale dhe lokale që morën pjesë në hetim.

Pas